Mobi Casa

Ja tri “shkeljet” e Kushtetutës, për të cilat PDK do ta çojë në gjykatë Isa Mustafën

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gazeta Express sjell tri shkeljet potenciale të Kushtetutës për të cilat PDK pritet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

1. Grupi Parlamentar LDK-AAK-NISMA nuk janë certifikuar si Grupi më i madh parlamentar. Raporti i Komisionit ad-hoc për verifikim të mandatave, i cili i prezantoi LDK-në, AAK-në dhe Nismën si grupe të veçanta u miratua nga Kuvendi me shumicë absolute të votave;

Hidromorava

2. Veprimi i Kryetarit të Kuvendit dhe Kryesisë së Kuvendit nga Legjislatura e IV, kur në zbatim të nenit 8 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës merr vendim ose autorizon në mënyrë tjetër bashkimin në një Grup Parlamentar të deputetëve të LDK-së, AAK-së dhe NISMA, para konstituimit të Legjislaturës së V-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës përbën shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, përkatësisht nenit 67, paragrafi 7, nënparagrafi 4;

3. Gjatë seancës konstituive, Kryesuesja e seancës ftoi PDK-në të prezantoj kandidatin e tyre për Kryetar të Kuvendit, në këtë moment në mënyrë demonstrative, LDK, LVV, AAK, NISMA, si dhe Lista Srpska kanë dalë nga salla. Pas kësaj, Kryesuesja fton Sekretarinë të numëroj numrin e deputetëve që janë prezent. Pas verifikimi të Sekretarisë së në Kuvend ishin vetëm 47 deputet të pranishëm, Kryesuesja konstatoi, me të drejtë dhe në bazë t përgjegjësive të sajë, se nuk ka kuorum që të vazhdoj mbledhja duke mbyllur seancën konstitutive. Në këtë moment, seancë konstitutive e ftuar nga Presidentja e Republikës, konsiderohet e mbyllur. Pas kësaj, në sallë janë futur deputet e LDK-LVV-AAK-NISMA dhe Minoritetet, duke organizuar një mbledhje të veçan të Kuvendit të Republikës, një mbledhje e cila nuk u ftua nga askush me përgjegjësi për të bërë një gjë të tillë. Edhe sikur mbledhja të ishte ftuar nga një autoritet përkatës, ftesat për një mbledhje të tillë nuk kanë shkuar fare tek deputet e PDK-së, me fjalë të tjerë një mbledhje e këtillë nuk mund të shihet ndryshe pos se një mbledhje ilegale e një grupi të deputetëve. Që mbledhja e Kuvendit pas përfundimit, zyrtar, nga Kryesuesja në mungesë kuorumit, të jetë efektive dhe legale,e do të duhej të ftohej sipas procedurave të Kuvendit që sqarohen shumë mirë në Rregulloren e punës. Në konkluzion, Isa Mustafa nuk është zgjedhur Kryetar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.