Fundamenti

Ja si të zhdukni erën e keqe të këmbëve!

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Erë e keqe këmbësh?! Përdorimi i disa metodave natyrale bën që ju t’i shpëtoni këmbët tuaja përgjithmonë nga ky shqetësim mjaft i bezdisshëm. Këto mënyra janë efikase dhe aspak të kushtueshme…

Teknikat

Për çfarë janë të dobishme mënyrat shëruese natyrale? Për faktin se kanë qenë rezistuese gjatë gjithë kohërave. Në këtë rast ato do t’ju ndihmojë të hiqni erën e keqe të këmbëve. Padyshim që farmacitë ofrojnë shumë produkte, kremra, deodorant etj. Por shumë persona kërkojnë të përdorin të njëjtat produkte që përdornin dikur gjyshet e tyre, të cilat ishin mjaft efikase dhe të lira.

Shkaqet e erës së keqe të këmbëve

Para së gjithash është e rëndësishme të kuptoni se çfarë duhet të luftoni. Shkaqet e erës së keqe të këmbëve janë të ndryshme: mosbalancimi hormonal, këpucë të përzgjedhura në mënyrë të gabuar, si dhe aktivitet fizik intensiv. Por në 9 nga 10 raste faji është i infeksioneve fungale (të kërpudhave) që godasin këmbët. Lëkura e këmbëve shpesh ka plasaritje dhe çarje dhe këto janë shumë të dashura për bakteret e ndryshme dhe kërpudhat patogjene. Gjithashtu, te këpucët verore krijohet një “efekt serrë”, duke krijuar në këtë mënyrë një mikroklimë të ngrohtë dhe të lagësht të favorshme për rritjen e kërpudhave dhe për pasojë një erë mjaft të keqe të këmbëve.

Si të eliminoni erën e keqe të këmbëve me përbërës natyral?

Hidromorava

Për të luftuar këtë shqetësim të bezdisshëm ekzistojnë shumë mënyra të ndryshme. Të shohim ato më efikaset.
Gjëja më kryesore është të zgjidhni këpucët e duhura për këmbët. Absolutisht ju duhet t’i ndërroni çdo ditë çorapet tuaja, edhe pse nuk mund të mbajnë një erë të keqe. Më mirë të blini çorape pambuku sesa sintetike. Ndërsa këpucët t’i blini me vrima, apo të pëlhurta, duke u dhënë mundësi këmbëve të ajrosen. Dezinfektojini këpucët për të shkatërruar bakteret e pranishme. Mos harroni higjienën personale, lajini këmbët të paktën një herë në mëngjes dhe një herë në darkë.

Recetat e gjyshes

Një nga mjetet më efektive për të luftuar erën e keqe të këmbëve është lëvorja e lisit. Me ardhjen e verës, kur problemi është edhe më i madh, këshillohet që të paktën tri herë në javë të bëni banjë të këmbëve me lëngun e zier të lëvores së lisit. Në periudhat e tjera të vitit banjat e tilla janë të dobishme për parandalimin e djersitjes së këmbëve dhe ato duhet të bëhen të paktën një herë në javë. Për ta bërë këtë, merrni 5 lugë lëkurë lisi të copëtuar dhe hidhini në një enë me 1 litër ujë dhe lërini të ziejnë për 5-8 minuta dhe më pas prisni të thahen. Hiqini veç copat e lëkurës së lisit dhe ujit që ato zien shtojini 1 tjetër litër ujë të ftohtë dhe mbajini në të këmbët për 20 minuta.

Bëni kujdes se mos digjeni! Nëse nuk ju pëlqen mënyra e sipërpërmendur për t’i bërë ballë erës së keqe të këmbëve, për këtë do t’ju ndihmojë një pluhur i veçantë. Merrni disa copëza të thata të lëkurës së lisit dhe bluajini ato derisa t’i ktheni në pluhur. Përpara se të shkoni në shtrat përhapeni këtë pluhur te këmbët tuaja dhe vishni çorape. Në mëngjes hiqini çorapet dhe lajini këmbët me ujë të ftohtë pa sapun. Gjithashtu, për të larguar erën e keqe të këmbëve dhe për të kontribuar në përmirësimin e qarkullimit të gjakut ndihmon edhe pajisja që është për banjën e këmbëve apo e quajtur ndërkombëtarisht footbaths. Më mirë këtë veprim bëjeni në mëngjes. Përgatitni dy prej këtyre enëve, një të mbushur me ujë të ftohtë dhe një me ujë të nxehtë dhe hidhini atyre kripë deti (rreth 50g në 4 litra ujë). Futini fillimisht këmbët për 2 minuta tek ena me ujë të ngrohtë dhe shumë shpejt kalojini ato tek ena tjetër me ujë të ftohtë për 10 sekonda.

Përsëriteni këtë proces 4-5 herë. Nëse infeksioni i kërpudhave në këmbët tuaja manifestohet me mjaft forcë dhe ju vuani nga një erë super e keqe, për të trajtuar lëkurën e këmbëve tuaja ju mund të bëni banjë këmbësh me acid acetik. Për ta bërë këtë, në një tas me 3 litra ujë të ngrohtë hidhni 5 lugë uthull që përdorni në kuzhinë. Mbajini këmbët aty për 5-6 minuta dhe më pas shpëlajini po me ujë të ngrohtë. Larja me këtë mënyrë e këmbëve në mëngjes dhe në mbrëmje do të ndihmojë për të reduktuar ndjeshëm erën e këmbëve dhe manifestimin e kërpudhave brenda 3 ditëve. Por kujdes! Disa njerëzve u mbajnë erë këmbët si uthull, ndaj për ta kjo recetë nuk është e këshillueshme, sepse do ta përkeqësonte gjendjen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.