RCCOLA

Ja si të shpëtoni nga tensioni i ulët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Tensioni i ulët është një problem që mund të jetë shumë shqetësues për shumë individë, të gjitha ato që vuajnë nga ky problem kanë një zgjidhje për këtë, përmes mënyrave të ndryshme natyrale.

Personat të cilët kanë tensionin e ulët ndiejnë lodhje kronike, këmbët e rënda, marrje mendsh, humbje ekuilibri, djersë të ftohta, errësim të shikimit, rënie të fikti etj, duhet te lexojnë këshillat e mëposhtme.

Tensioni normal për një person është 12/8 dhe në rast se ky tension bie në nivelin 9/6 ose më poshtë, atëherë duhet të tregoni kujdes. Për t’iu ardhur në ndihmë gjithë atyre që vuajnë nga një shqetësim i tillë, janë disa zgjidhje natyrale përmes ushqimeve.

Shega

Është një frut i pasur me potas, flavonoide, vitaminë A, B dhe C si dhe ka veti freskuese. Vepron në nivel kardiovaskular dhe riekuilibron presionin e zemrës.

Panxhari i kuq

Uji Dea

Pirja e lëngut të panxharit të kuq dy herë në ditë ndihmon në marrjen e potasit, një prej elementëve më të rëndësishëm për mbajtjen në gjendje te qëndrueshme të tensionit të ulët.

Kripa

Pa e tepruar konsumi i ushqimeve të kripura, riekuilibron tensionin e ulët.

Uji

Një gotë ujë ndihmon për ngritjen në nivel të lehtë të tensionit.

Çaji jeshil dhe ai trëndafilit, janë ideal për mbajtjen nën kontroll të tensionit të ulët, veçanërisht nëse pihen në mëngjes.