UBT

Ja si ta reduktoni sasinë e kalorive

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kur konsumoni patate të skuqura apo ushqime tjera të imëta, mos e merrni qesen në duar dhe të hani çdo gjë në të. Hidhni patatet e skuqura në një tas të vogël dhe në këtë mënyrë e dini saktësisht se sa keni konsumuar, kurse tepricën mund t’ia jepni dikujt tjetër apo ta ruani për ndonjëherë tjetër, transmeton “Zeri”.

Mënyra më e besueshme për të humbur peshë është që të digjni më shumë kalori sesa që konsumoni. Është e nevojshme të ushtroni dhe të hani më pak. Por kushdo që ka mbajtur dietë, e di se nuk është gjithmonë e lehtë për të “ngrënë më pak”. Për fat të mirë, ekzistojnë truke që do t’ju ndihmojnë për të shijuar ushqimin tuaj dhe të merrni më pak kalori.

Kufizoni veten

Kur konsumoni patate të skuqura apo ushqime tjera të imëta, mos e merrni qesen në duar dhe të hani çdo gjë në të. Hidhni patatet e skuqura në një tas të vogël dhe në këtë mënyrë e dini saktësisht se sa keni konsumuar, kurse tepricën mund t’ia jepni dikujt tjetër apo ta ruani për ndonjëherë tjetër. Kështu veproni edhe me ushqimet tjera.

Lejoni pajisjet e ushqimit të pushojnë

Në ditët kur keni angazhime të shumta, vështirë se mbërrini për të ngrënë, kështu që shpesh konsumoni me shpejtësi dhe shpesh ndodh që të konsumoni tepër, për shkak se trurit i nevojitet pak kohë për të kuptuar se jeni të ngopur. Në mes të periudhës së përtypjes, lëshoni pirunin dhe thikën në tryezë dhe përtypni ushqimin ngadalë. Përqendrohuni në atë çfarë ju thotë trupi juaj.

Hani para se të shkoni

Nëse jeni duke shkuar në një mbrëmje apo në një restorant ku do të josheni për të ngrënë tepër, konsumoni diçka para se të shkoni atje. Në këtë mënyrë nuk do të jeni i pangopur kur të shfletoni menynë, por edhe do të jeni më racional në përzgjedhjen e ushqimit.

Më shumë racione të vogla

Është i njohur fakti se gjashtë racione të vogla me ushqim, mund të ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut dhe largimin e urisë. Disa njerëz preferojnë këtë metodë, ndërsa të tjerët preferojnë të konsumojnë tri racione. Eksperimentoni për të parë se çfarë funksionon tek ju. Vetëm pasi të eksperimentoni do të konstatoni se cilat formë u përshtatet më shumë.

Mos lejoni t’ju ndërpresin

FIDANISHTJA

Një studim i fundit zbuloi se sa më shumë kohë që kaloni duke shikuar TV-në, më shumë ushqim jo të shëndetshëm do të konsumoni (në mënyrë të pa kontrolluar). Përderisa hani ushqim, mos shikoni televizor dhe shmangni telefonin dhe kompjuterin. Në këtë mënyrë do të dini saktësisht se sa keni ngrënë dhe kurrë nuk do ta teproni.

Pini ujë

Është shumë lehtë të përzihen ndjenjat e të uriturit dhe të eturit, kështu që përpiquni të konsumoni ujë të mjaftueshëm. Nëse mendoni se nuk jeni me të vërtetë i uritur, së pari pini një gotë me ujë dhe prisni disa minuta. Nëse jeni të etur, së shpejti do të qetësoheni. Gjithashtu është vërtetuar se në qoftë se pini ujë menjëherë para ushqimit, mund të hani më pak.

Dëgjoni barkun tuaj

Është mënyrë e lehtë për të radhitur shujtat sipas kohës, por kjo do të thotë se ndonjëherë mund të konsumojmë edhe kur nuk jemi të uritur, sepse mësohemi për të ngrënë në një kohë të caktuar dhe shpesh nuk dimë të përcaktojmë nëse me të vërtetë jemi të uritur. Në vend që të shikoni orën, më mirë dëgjoni barkun tuaj, ai është treguesi më i mirë kur keni nevojë për ushqim.

Nuk keni nevojë të konsumoni tërë ushqimin

Nuk keni nevojë për të ngrënë çdo gjë që gjendet në pjatën tuaj. Pasi të ngopeni, ndaloni. Ajo çfarë ju mbetet, e leni për më vonë kur t’ju kaplon uria përsëri.

Larg nga sytë, larg nga gojaNë qoftë se e mbani ushqimin në një vend të dukshëm, veçanërisht atë që është joshës, ju jeni në tundim më të madh për të ngrënë atë. Largoni gjithçka që ju tundon, në një raft të lartë. Është më e lehtë për të shmangur tundimin në qoftë se nuk e shikoni atë ushqim.

Konsumoni nga pjatat e vogla

Vëllimi i pjatave është rritur nga viti në vit dhe për këtë arsye edhe gjerësia e belit. Nëse hani nga pjatat e mëdha, me siguri se do të konsumoni më shumë ushqim sesa që ju nevojitet. Përdorni pjata më të vogla për të mashtruar sytë dhe trurin tuaj. Këto janë disa mënyra të cilat do t’ju ndihmojnë që sa më pak të fusni kalori në trupin tuaj dhe në këtë mënyrë do të shmangni edhe shtimin e kilogramëve të tepërt në trupin tuaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.