Mobi Casa

Ja si ta parandaloni plakjen

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Si t’i mundni vitet dhe ta ndaloni plakjen? Për këtë pyetje kanë diskutuar shumë mendje të mëdha shekuj me radhë. Por, përgjigjen e saktë nuk e kanë mësuar deri në ditët e sotme. Eliksiri i rinisë së gjatë ka mbetur enigmë.

Bota moderne kundër viteve lufton me botoks, operacione plastike dhe me shumë metoda tjera, por e tëra është e pasuksesshme. Vitet e bëjnë të veten. Megjithatë, ekziston mënyra që plakjen ta “shtyni” një kohë. Jo, nuk ju rekomandojmë botoks apo operacione, ju rekomandojmë ndryshime të vogla të cilat janë dëshmuar të suksesshme në këtë gjë.

– Shmangni cigaret dhe alkoolin: Shumë hulumtime kanë konfirmuar se konsumimi i duhanit shkakton plakjen e lëkurës. Nuk do të përmendim se çka u bën organeve të brendshme, pasi që kjo është e njohur. Ndikim të njëjtë ka edhe alkooli. Konsumimi i tij i shpeshtë shkakton plasjen e kapilarëve dhe tharjen e lëkurës.

FIDANISHTJA

– Hani pemë e perime: Edhe pse kjo tingëllon “mërzitshëm”, fakt është që konsumimi i shpeshtë i pemëve dhe perimeve përmirëson shëndetin. Të gjitha vitaminat, mineralet dhe përbërësit tjerë të nevojshëm të cilët gjenden në pemë e perime i ndihmojnë organizmit dhe lëkurës që gjatë të qëndrojnë të rinj. Sidomos është e dobishme domatja në ditët e verës kur lëkura i është ekspozuar ndikimit të fuqishëm të diellit. Ajo e mbron lëkurën nga shkaktimi i rrudhave.

– Kënaquni: Shkencërisht është dëshmuar se njerëzit që dinë të gëzohen me imtësitë jetojnë më gjatë, janë më të shëndetshëm dhe mbesin më të rinj. Disponimi i mirë u kontribuon të ashtuquajturave hormone pozitive të cilat veprojnë për shëndetin e mirë, dhe është e njohur se në trupin e shëndetshëm është edhe mendja e shëndoshë. Mundemi lirisht të shtojmë se bashkë me këtë shkon edhe shpirti i ri!

– Mësoni tërë jetën: Njerëzit që janë të prirë për mësim konstant në fakt janë gjithmonë “të rinj”. Këta njerëz në një mënyrë janë ende fëmijë dhe jetën e tyre mbizotëron kurioziteti për mësimin e gjërave të reja. Këta njerëz, siç është dëshmuar, jetojnë më gjatë dhe janë më të lumtur. “Uria” e vazhdueshme për dije i mban të rinj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.