Ja si ta mposhtni pagjumësinë

Në mënyrë që gjatë mbrëmjes të mos silleni nëpër shtrat dhe ta shikoni tavanin, sepse nuk mund të flini, provoni që kur të shtriheni t’i bëni disa ushtrime.
TËRHEQJA E GJUNJËVE NË GJOKS
Shtrijuni në shpinë, mblidhni gjunjët, merrni frymë thellë dhe me duar tërhiqni gjunjët në gjoks. Derisa i tërhiqni lironi ajrin me frymëmarrje graduale. Përsëriteni ushtrimin për disa herë, transmeton gazeta Kosova Sot.
ZGJERIMI DHE GOGËSIMA
Derisa jeni të shtrirë në shpinë, merrni frymë thellë dhe shtrini të dy duart prapa kokës. Duke marrë frymë thellë, lëshoni duart panë trupit dhe bëni masazh nga gjoksi teposhtë deri te stomaku. Përsëriteni këtë disa herë, e më pas tentoni të gogësini dhe të hapni gojën thuajse keni fjetur shumë. Kështu organizmi relaksohet dhe përgatitet për gjumë.
POZITA E REHATSHME
Shtrijuni në anën e djathtë, dorën e djathtë e mblidhni në bërryl, fytyrën e vendosni në shuplakën e dorës. Dorën e majtë e mbështetni në kofshën e majtë, e dorën e shtrini përpara stomakut. Këmba e djathtë le të jetë e shtrirë, e gjurin e majtë e shtrini në dyshek. Relaksohuni dhe merrni frymë thellë.
(Kosova Sot)