Hidromorava

Ja si ndikon gjumi në trupin tonë

/ 2 minuta lexim

Gjumi është procesi ku secili nga ne e cilëson si një mundësi e mirë për t’u çlodhur.

Gjumi dhe pagjumësia janë dy fenomene të cilët kanë një ndikim të theksuar në mbarëvajtjen e organizmit prandaj është e rëndësishme që të kemi informacion në lidhje me të mirat dhe dëmet që na vijnë nga ky proces.

Sipas një studimi të zhvilluar në SHBA, rezulton se personat të cilët flenë pak dhe ato që e tejkalojnë me gjumin janë më të rrezikuar nga sulmi në tru.

KKGJILAN

Ky është një studim që u krye në një periudhë kohe prej nëntë vitesh, ku pjesë u bënë 204.000 të anketuar me shtypje të lartë të gjakut, rreziku shumë më i madh për sulm në tru ishte vërejtur te personat që mesatarisht kishin fjetur më pak se pesë orë si dhe te ata që kishin fjetur mesatarisht më shumë se tetë orë gjumë.

Personat të cilët bëjnë me pak se pesë orë gjumë janë të rrezikuar për sulmet në tru me 83 përqind, ndërsa te ato që bëjnë më shumë se tetë orë gjumë këtë rreziku është është 74 për qind. /albeu.com/