Ja si na trajton Kosova, gjithë këto vite pas luftës!

Nga Driton Hyseni – Në Luginë koha e pas luftës së vitit 1998-99 është karakterizua gjithmonë me atë presionin e nacionalizmit dhe me pasivitetin e politikës shqiptare ndaj çështjeve thelbësore ndaj popullatës shqiptare.

Kosova e pas luftës, a e dini si na trajton neve të Luginës?

Gjithmonë duke folur në mënyrë institucionale dhe politike, Kosova na trajton neve si Serbia Kosovën para luftës me vetëm një orë program shqip në televizionin shtetëror, e ne të Luginës në televizionet kosovare tani për tani e kemi vetëm një minutë hapësirë edhe atë për ngjarjet më të dhimbshme që ndodhin këndej. Kosova na trajton, sikurse Shqipëria që e trajtonte Kosovën në vitet e para luftës, me kontroll të dyfishuar në kufi, e Kosova neve të Luginës na ka vendos taksë për produktet vendore, por edhe nuk na njeh pasaportën që fatkeqësisht tjetër s’kemi. Ne e kuptojmë që këto dy ligje ajo nuk i ka fuqizu për me na dëmtu neve pikërisht, por arsyetimet janë t’kota duke marrë parasysh që ajo na njeh që jetojmë si shqiptarë në Serbi. Mos të flasim për ndihmesë materiale, ashtu siç e ka ndihmu Shqipëria Kosovën para lufte, ashtu na ndihmon Kosova neve. E për Shqipërinë mos t’flasim, po i the një shtetasi të Shqipërisë se jam nga Lugina, mendon se je diku nga vendet perëndimore apo lindore.

Ky është realiteti i shqiptarëve të Luginës, që po s’dite me u gjend me mbijetu diqysh edhe mund të vdesësh. Realitet i hidhur, e i trishtueshëm, sidomos tash kur kemi mbet veç dy komuna.

Ne në Luginë nuk kemi as rrugë mirë të asfaltuara, ne nuk i kemi as shenjat e komunikacionit të rregulluara mirë e sidomos për nxënësit, “stop se po kalon një nxënës”, ne nuk kemi as informim të drejtë, ndodhë që bëhet tërmet e nëse nuk e ke ndjen vet e merr vesh pas katër dite në medie, kështu është kur jeton në një vend pa televizion publik, po as pa televizion privat. Ne edhe në arsimim i kemi punët llugë, atje ku ka më shumë mësimdhënës se sa nxënës. Kështu punët i kemi edhe në zhvillim ekonomik, s’kemi fabrika, po më e keqja është që a e gjen dot një mulli. Kështu jetohet në një pjesë në zemër të Ballkanit, vetëm pse je shqiptarë të privohen të drejtat në shtetin ku jeton, po edhe të privohet e drejta me mbijetu me ndihmë prej bashkëkombësve tu.

E ndihma prej shteteve amë aq sa është e detyrueshme aq është edhe urgjente. Sa e postojnë nëpër medie apo në televizione një krim ku vëllai e mbyti vëllain për asgjë, le t’i japin hapësirë Luginës për ndonjë reportazh. E sa i japin 10.000 euro për një të vdekur, le t’ia japin Luginës që definitivisht ka nevojë për një rrugë me drita. Sa fuqizojnë ligje për reciprocitet me Serbinë, le ta fuqizojnë në realitet edhe reciprocitetin me shqiptarët në Serbi, sikurse Serbia me serbët në Kosov

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).