Mobi Casa

Ja si na mbrojnë stërvitjet fizike nga depresioni

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Aktiviteti fizik lufton depresionin duke eliminuar nga organizmi disa substanca të dëmshme të cilat mund të jenë përgjegjëse për nxitjen e shqetësimeve emocionale.

Studimet e vitit të kaluar, të mbledhura nga mbi 1300 pjesëmarrës të diagnostikuar me depresion, treguan se stërvitjet ishin po aq ndihmuese sa edhe terapia psikologjike dhe përdorimi i antidepresivëve.

Hidromorava

Studiuesit kanë gjetur se organizmi gjatë aktivitetit fizik krijon nivele më të larta të enzimës KAT, e cila zbërthen kynureninën, një substancë që krijohet gjatë stresit. Muskujt e stërvitur mirë prodhojnë një enzimë që në fakt pastron trupin nga substancat e dëmshme. Në këtë aspekt funksionimi i muskujve tregon edhe funksionin e veshkave dhe mëlçisë.

Veç mbrojtjes nga depresioni i nxitur prej stresit, aktiviteti fizik ka edhe një varg dobish të tjera shëndetësore, mes të tjerash duke na mbrojtur nga problemet kardio-vaskulare.