Fundamenti

Ja si mund t’ju ndihmojë hudhra e thjeshtë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Për shkak të përbërësve të vet, hudhra mund t’ju ndihmojë edhe te disa probleme të lëkurës. Kjo mrekulli e vërtetë e natyrës të jep fuqi dhe shëndet.

Janë të shumtë ata që thonë se hudhra është ilaç natyror, meqë dihet se ajo mbyt shumë parazitë, mikrobe dhe viruse në organizmin tonë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shumë femra kanë probleme me akne, apo edhe puçrra. Nëse keni provuar gjithçka, por pa sukses, atëherë provojeni edhe hudhrën. Lëkura juaj do të ketë aromë më të mirë, por vetitë antibakteriale të hudhrës do të kenë efekt të mirë te aknet dhe puçrrat. Grijeni hudhrën dhe lehtësisht fërkojeni në vendin problematik. Lëreni që të ndikojë, e më pas shpëlajeni.

Mobi Casa

Hudhra mund të ndihmojë edhe te problemet me veshë. Ajo mund ta largojë bakterin, i cili shkakton infeksion. Shtypeni një thelb hudhre dhe vendoseni në një lugë me vaj të nxehtë të ullirit dhe qitni disa pika në veshin që ju dhemb.

(Kosova Sot)