ARKATANA

Ja si e vrau serbi shqiptarin në Xhaminë e Zvicrës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

​Krejt papritur në dhomën e lutjeve dëgjohen krisma.M. B, 51 vjeç, një zviceran me origjinë shqiptare, është ende duke u lutur. Pastaj disa plumba e godasin në shpinë dhe në kokë. Ai u ekzekutua.Të gjithë të dhënat flasin për një gjakmarrje: 18 vjet më parë, viktima kishte vrarë vëllain e atentatorit- thuhet për vetëmbrojtje. Viktima M. e vizitonte xhaminë në St. Gallen rregullisht, autori i krimit, një serb, nuk kishte ardhur kurrë më parë, deri këtë të premte. Përpara se të qëllonte, ai mori pjesë në lutje.

“Dëgjova një zhurmë dhe fillimisht mendova se do ishte një shpërthim gazi,” tha një dëshmitar. Pas ekzekutimit, serbi u largua nga xhamia me qetësi. “Ai nisi të ecte me armën në dorë drejt stacionit,”tha një koleg i B.

Pak më vonë, serbi kthehet në xhami dhe pret policinë, e cila është alarmuar. “Ai na tha ne se vinte nga Bregenz, nga Austria,” thotë një besimtar. “Me një thes mbi kokë dhe pranga në duar, policia e shoqëroi atë pa ndonjë rezistencë”. Dje serbi e pranoi krimin.

Mobi Casa

Familja dhe miqtë e B. i bënë homazhet e fundit babait të katër fëmijëve. “Ai ishte gjithmonë pranë fëmijëve dhe familjes së tij,” tha një shok klase i djalit të B. Hisham Maizar, 73 vjeç, president i Komunitetit Mysliman për Zvicrën Lindore thotë se bëhet fjalë për një hakmarrje për shkak të një konflikti të vjetër familjar.

Vrasja për nder është shumë e përhapur në Shqipëri dhe në Turqinë Lindore. Në disa raste, familjet veprojnë sipas disa praktikave fisnore, të quajtura Kanun. Maizar shpjegon parimin e gjakmarrjes: “Nëse është ndotur nderi i një familje, një anëtar i saj është i vendosur për të marrë hak”. Pastaj kërkohet momenti më i përshtatshëm. “Edhe shumë vite më vonë mund të marrësh hak”.

Por vrasja për nder nuk duhet të ndodhë në mënyrë të fshehtë.
“Vrasja për nder në një xhami është një akt shumë serioz dhe shumë i guximshëm- për shkak se ndodh përpara një audience”. Vrasja për nder duhet bërë publikisht./BLICK.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.