Hidromorava

Ja si e vlerësojnë francezët Shqipërinë, para Evropianit

/ 1 minutë lexim

Mediat franceze kanë publikuar një analizë me skuadrat rivale në Grupin A ku bën pjesë Franca, Rumania, Shqipëria dhe Zvicra, duke vlerësuar kombëtaren e De Biazit si skuadrën më në formë që pritet t’i shkaktojë probleme bluve në europian.

“Ouest France”, përcjell Panorama Spor, shkruan se rreth 100 ditë para fillimit të “Euro 2016”, Zvicra është e shqetësuar për drejtuesit e tyre, ndërsa te Rumania ka konfuzion për mungesën e unitetit ndaj seleksionimeve.

Ndryshe paraqitet Shqipëria, e cila përshkruhet si ekipi që “mezi po pret orën që të niset”.

Hidromorava

Gazeta franceze bën një përshkrim të pozicionit të 36 që Shqipëria zë në renditjen e FIFA-s dhe të deklaratave të fundit të bëra nga drejtues të FSHF-së dhe lojtarë të Kombëtares.

Në komentin e dedikuar për kuqezinjtë, përmenden dy ndeshjet miqësore të konfirmuara në mars dhe mbërritja në Francë 5 ditë para fillimit të turneut.