ARKATANA

Ja si bëhet Gjykata ndërkombëtare për krimet serbe të kryera në Kosovë

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Arton Musliu – Nisma e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli, për krijimin e një tribunali ndërkombëtar për krimet që shteti serb i ka kryer mbi popullsinë civile në Kosovë, gjatë luftës së fundit në Kosovë, nga analist e institute të ndryshme po shihet si një imagjinatë iluzive! Alamet analisti, juristi e avokati, duke përfshirë Institutin e Kosovës për Drejtësi, apo edhe avokatin Tomë Gashi, i dëgjuam duke mbyllur çdo rrugë që çon në krijimin e një tribunali të tillë ndërkombëtar!

Në ndërkohë që unë mbroj qëndrimin se një gjë e tillë juridikisht edhe mund të arrihet.
Një gjë të tillë unë e argumentoj nëpërmjet:
Bazës juridike ndërkombëtare, dhe
Praktikës juridike ndërkombëtare.

Baza juridike e formimit të gjykatave ndërkombëtare është në nenin 33 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, sipas së cilit zgjidhja e konflikteve mund të bëhet edhe nëpërmjet gjykimeve e vendimeve gjyqësore. Dhe, këtu askund nuk thuhet në mënyrë eksplicite se formimi i gjykatave ndërkombëtare është ekskluzivitet i OKB-së. Kjo nuk implikon në asnjë mënyrë Kapitullin XIV, nenin 92, 93, 94, 95 dhe 96 që kanë të bëjnë me themelimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Përveç GJND- së, që është institucion gjyqësor i themeluar me Kartën e KB-së, si pasardhëse e Gjykatës Permanente të Lidhjes së Kombeve, OKB, përmes Këshillit të Sigurimit ka themeluar edhe Tribunalin Ndërkombëtar për ish- Jugosllavinë (1993), atë për Ruandën (1994), Sierra Leonen (2002) , Kamboxhen (2006) dhe Libanin (2007).
Por, ka edhe një gjykatë ndërkombëtare e cila është formuar jashtë juridiksionit të OKB-së.

Praktika juridike ndërkombëtare ka treguar se tribunalet ndërkombëtare edhe mund të krijohen jashtë juridiksionit të Kombeve të Bashkuara. Rast tipik i kësaj praktike juridike ndërkombëtare është themelimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC- International Criminal Court), si mekanizëm i pavarur prej OKB-së dhe si person juridik ndërkombëtar i cili në bazë të Statutit të Romës ka mandat të akuzoj e gjykoj mbi personat që akuzohen për gjenocid, krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe agresion. Kjo gjykatë është formuar në vitin 1998 dhe ka fillu punën më 1 janar të vitit 2002. Raporti juridik ndërmjet OKB-së dhe Gjykatës Ndërkombëtare Penale është rregullu nëpërmjet Marrëveshjes mbi Marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy të fundit, të arritur më 4 tetor të vitit 2004, sipas nenit 2 të së cilës “Kombet e Bashkuara njohin Gjykatën (Ndërkombëtare Penale) si një institucion të përhershëm dhe të pavarur, në pajtim me nenin 1 dhe 4 të Statutit të saj, ajo është person juridik ndërkombëtar dhe ky kapacitet legal është i mjaftueshëm për të ushtruar funksionet e saj dhe për të përmbushur qëllimet e saj”.

FIDANISHTJA

Vlenë të theksohet se kjo gjykatë nuk procedon me asnjë rast i cili ka ndodhur para vitit 2002, atëherë edhe kur ka marrë mandatin. Përveç Kosovës, të gjithë shtetet e Ballkanit, duke përfshirë edhe Shqipërinë, janë pjesë e saj. Mangësia e saj konsiston në mungesën e ndonjë mekanizmi ekzekutues të vendimeve të saj, dhe për rrjedhojë ekzekutimi i vendimeve të saj, apo edhe arrestimi i të akuzuarve mund të bëhet vetëm në bashkëpunim me shtetet anëtare respektive.

Sidoqoftë, shikuar në pikëvështrimin e të drejtës ndërkombëtare penale, nuk ka asnjë pengesë juridike që të ngritët një gjykatë ndërkombëtare për krimet e Serbisë të kryera në Kosovë.

Sepse, një kërkesë e tillë politikisht është e drejtë, juridikisht e ligjshme.
Prandaj, themelimi i një gjykate të tillë përveç që nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare penale, në të njëjtën kohë është realizim përfundimtar i drejtësisë ndërkombëtare karshi Serbisë. Padrejtësitë që Serbia i ka bërë mbi popullsinë civile në Kosovë mbase mund të gjykohen nga e drejta ndërkombëtare. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.