Fundamenti

Ja si amnistohen “të fortët” e korruptuar të politikës kosovare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Drejtësia ende nën sundimin e ekzekutivit. Gjykatat, prokuroria dhe policia, trekëndëshi i dështuar

“Në rastin e politikanëve shpesh ndodh që prokuroria i akuzon disa politikanë të nivelit të ulët, jo mesatarë e më të ”fortë’… Prokurorët “harrojnë” apo nuk dinë dhe nuk duan që aktakuzave të tilla t’u bashkëngjisin provat e nevojshme, që gjykata të mund të shpallë fajtor ndonjë politikan të akuzuar…Policia shpeshherë paraqet kallëzime penale formale ndaj politikanëve të nivelit të ulët, sa për të arsyetuar punën e tyre”, tha avokati Tomë Gashi

Sistemi i drejtësisë mbetet ndër më të kritikuarit, sepse po u shërben interesave të pushtetit dhe nuk po kryen detyrën për të cilën është i thirrur, që të vërë drejtësinë në vend.

KKVITI

Sidomos, pas ngjarjeve të fundit dhe protestave të tri partive opozitare kundër koalicionit qeverisës, institucionet e drejtësisë ishin objekt i shumë kritikave. Sipas opozitës, drejtësia në Kosovë, në vend që të merret me zyrtarët e lartë, si dhe hetimet dhe dënimet e tyre për rastet e dyshuara të krimit të organizuar, korrupsionit, keqpërdorim të pozitës zyrtare e të tjera, ata po arrestonin opozitën dhe përkrahësit e saj pa të drejtë. Prokurorët dhe gjyqtarët, edhe pse janë të stimuluar financiarisht përmes pagave që marrin në kryerjen e punës së tyre, dhe madje krahasuar me standardin e përgjithshëm të jetesës në Kosovë ata qëndrojnë mjaft mirë, nuk janë duke arritur t’ia kthejnë besimin publikut te drejtësia.

Kapja e shtetit me pasoja të rënda

Për të diskutuar se a kanë nevojë gjyqtarët dhe prokurorët të mbështeten më shumë financiarisht në mënyrë që puna e tyre të jetë më efikase dhe të prodhojë më shumë rezultat nga ”Kosova Sot” u pyet Albulena Haxhiu, nga Lëvizja “Vetëvendosje!”, e cila tha se mosluftimi efikas i krimit dhe korrupsionit në vend nuk arsyetohet me nivelin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. ”Unë nuk mendoj që arsyeja për mosluftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit janë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, por kapja e sistemit të drejtësisë nga ekzekutivi, duke e penguar kështu pavarësimin e tyre./kosova sot/