Eko Higjiena

Ja shkaku për të cilin u ther gazetari Milot Hasimja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Binak Berisha komandant i stacionit policor të jugut në Prishtinë ka thënë për “Zëri” se një person tashmë është arrestuar dhe hetimet rreth tentim vrasjes po vazhdojnë.

Ndërsa jozyrtarsiht merret vesh se deri te lëndimi ka ardhur pasi që nga gazetarit të Klanit i është kërkuar nga i dyshuari që të hiqet një video në Youtubë, Hasimja kishte bërë kërkesa në Youtube që të hiqet ajo video por një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tani./zeri/

Mjekët konfirmojnë se gjendja e Milotit është stabile

Nerxhivane Halimi, mjeke në Emergjencë në QKUK tha para medieve se gjendja e gazetarit Milot Hasimja është jashtë rrezikut për jetë.
“Pacienti ka ardhur me plagë në kokë, katër sosh, dhe ai është sulmuar me armë të ftoftë. Gjendja e tij është stabile dhe ai do të qëndrojë në emegjencë deri të kryhen ekzaminimet”, tha ajo.

Uji Dea

Gazetari Milot Hasimja është therur pas qafe, sulmuesi është arrestuar

Redaktori i Klan Kosovës, Gazmend Syla, ka thënë para medieve që ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 ku një person ka kërkuar të takohet me Milotin. Ai është lejuar të hyjë brenda, pa e ditur ne qëllimin e tij të keq, dhe e ka therur pas qafës. Gjendja e të lënduarit është e rëndë por jashtë rrezikut për jetë.Express ka folur edhe me Milotin, por i njëjti nuk ka pranuar ti bëhen fotografi dhe as nuk ka dashur të prononcohet, mirëpo Ai është në vetëdije dhe i kujtohet shumë mirë ngjarja.

Ndërkohë, punëtorët e tjerë të televizionit i kishin larguar armën sulmuesit dhe kanë arritur ta mbyllin në njërin nga lokalet e televizionit. Sulmuesi është mbajtur aty derisa pas 30 minutash kanë ardhur njësitet e policisë, të cilët arrestuan sulmuesin dhe e dërguan në mbajtje./express/