RCCOLA

Ja sekretet e njerëzve, të cilët nuk sëmuren kurrë

/ 1 minutë lexim

Ka njerëz, të cilët gjatë tërë dimrit asnjëherë nuk ftohen. Ja ku qëndron sekreti i tyre. Masazhi – mund ta ulë ndjenjën e ankthit, e me këtë edhe të stresit. Mjafton që të bëni masazh një herë në muaj. Dushi me ujë të ftohtë – iu ndihmon shumë personave kur ndjejnë se iu mungon energjia, apo kanë migrenë.

Gjatë dimrit mjafton që me ujë të ftohtë të bëjmë dush vetëm një minutë. Larja e duarve – është aktiviteti i parë që bëhet për parandalimin e sëmundjeve. Duart duhet të lahen me sapun të paktën 20 sekonda. Vitamina C dhe zinku – konsumimi i gjësendeve ushqimore që përmbajnë këto substanca është efikas kundër ftohjes, e edhe përhapjes së viruseve.

Mobi Casa

Hani më shumë hudhra – meqë kjo perime është e pasur me antioksidues, të cilët stimulojnë imunitetin dhe luftojnë me inflamacionin. Mendoni pozitivisht – në një studim, pjesëmarrësit që kishin aktivitet më të madh në pjesën e trurit që lidhet me të menduarit pozitiv, kishin më shumë antitrupa kundër gripit.

(Kosova Sot)