UBT

Ja se si ndodhi aksidenti i Schumacherit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Janë zbuluar detajet se si ka ndodhur sot aksidenti me ski i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher. Piloti i pensionuar gjerman ishte duke skijuar në Alpet Franceze, pikërisht në zonën e Meribel.

Në pistë ishte me gruan dhe dy fëmijët e tij. Schumacher në lëshim kishte të vënë mbi kokë edhe helmetën dhe pajisjet e nevojshme. Pasi u lëshua në një zonë të thepisur, një shkurre e dalur mbi borë thuhet se kë bërë që ai të humbë kontrollin.

Pas rrëzimit ai ra në një shkëmb të thepisur, ndërsa helmeta e tij në rrëzim i kishte ikur paksa nga koka duke bërë që koka të goditet më shkëmb.

UBT

Ai ka humbur vetëdijën në vend duke bërë që në atë zonë të vije në urgjencë një helikopter. Schumacher është dërguar në qytetin e Grenoble, 80 km nga pista e skijimit.

Pasi u dërgua në spital, vetëdija e tij kishte ardhur. Por gjendja e tij u përkeqësua rëndë pasi pësoi gjakderdhje cerebrale në tru, ku pas kësaj goditje po lufton me jetën.