UBT

Ja se pse Kosova duhet të jetë pjesë e UNESCO-s

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Shkencë, Arsim dhe Kulturë vjeshtën e këtij viti, është beteja e radhës politike e diplomatike që Kosova pret ta fitojë mbi propagandën e fuqishme të Serbisë dhe aleatëve të saj.

“Ne, së bashku me aleatët tanë, kemi bërë një llogaritje. Beteja është shumë e vështirë, kërkon çdo mundësi, çdo dritare dhe derë ta hapim dhe ne kemi shpresa që do ta fitojmë këtë garë, por nuk është lehtë. Dy të tretat e votave të 195 vendeve anëtare, kërkojnë shumë punë edhe dedikim, por edhe pak fat”, thotë zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, raporton Top Channel.

Një grup prej rreth 15 shtetesh janë angazhuar përkrah Kosovës në mënyrë që aplikimi në UNESCO të shënojë rezultat pozitiv. Një kontribut të veçantë, siç e thekson edhe zëvendësministri i Jashtëm, e ka dhënë ministria e Jashtme e Shqipërisë, në veçanti ambasadorja Besiana Kadare.

“Padyshim, Serbia është duke përdorur diskurs të vjetruar, të rëndë dhe agresiv. Ftesat e ambasadorit serb, Tanaskoviq që të bëhet një front i gjerë i krishterimit kundër Kosovës janë anakronike. Ne flasim vetëm për përfitime të popullit të Kosovës në arsim, shkencë, kulturë”, thotë Selimi.

Për arkeologun kosovar, Kemajl Luci, i angazhuar në zbulimin e qytetërimit të hershëm në Ulpianë, Kosova do të duhej të ishte pjesë e UNESCO-s për faktin se është zona më e vjetër arkeologjike në tërë Gadishullin Ballkanik.

Uji Dea

“Pozita gjeografike, ose Dardanisë së Lashtë, ku të gjitha rrugët prej perëndimit në lindje kanë kaluar nëpër Dardani dhe zanafilla e krishtërimit të parë është në Dardani, zanafilla e të gjitha kulturave të Ballkanit është këtu, mua më duket e palogjikshme që çelësi i trashëgimisë kulturore të Ballkanit, Dardania e Lashtë, të mos jetë aty. Kjo s’ka logjikë”, thotë Luci.

Katër objekte mesjetare të Kosovës tanimë janë nën mbrojtjen e UNESCO-s, Manasatiri i Graçanicës, i Deçanit, Patriarkana e Pejës dhe kisha e Shën Premtes në Prizren, por në kuadër të Serbisë, ndërsa në procedurë tenderimi, po nga UNESCO-ja, një kompani serbe po punon në restaurimin e Kalasë së Novobërdës.

“Kosova nuk është anëtare e UNESCO-s prandaj, titulli në kllapa ‘janë objekte mesjetare’ në Kosovë është futur nga Serbia si shtet që njihet nga UNESCO. Në momentin që Kosova bëhet anëtare e UNESCO-s, ne do ta gjejmë formulimin më të përshtatshëm, i cili nuk është ofendues për kishën ortodokse serbe, por që është respektues ndaj realitetit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, deklaron zv.ministri i Jashtëm, Petrit Selimi.

Puna lobuese do të vazhdojë dhe është caktuar që Komiteti Ekzekutiv i UNESCO-s të mblidhet më 6 tetor, organ ky që për të rekomanduar anëtarësimin e Kosovës kërkon votat e 29 anëtarëve nga 58 që janë gjithsej. Çështja më pas do të kalojë në Konferencën e Përgjithshme në muajin nëntor, ku do të duhen 2/3 e votave të 195 vendeve anëtare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.