United Hospital

Ja sa për qind e qytetarëve dolën në zgjedhjet e djeshme

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) gjatë ditës së djeshme për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale tha se në 19 prej komunave të Kosovës 38,10% të qytetarëve e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar, për dallim nga rundi i parë i zgjedhjeve lokale ku kishin votuar 43,70% e qytetarëve, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pavarësisht kësaj, KQZ-ja njoftoi edhe për zgjedhje të qeta dhe të suksesshme pa ndonjë incident që do dëmtonte integritetin e zgjedhjeve.

Gjithashtu KQZ-ja pas përfundimit të rundit të dytë të zgjedhjeve u shpreh e kënaqur me organizimin e zgjedhjeve dhe mbarëvajtjen e tyre gjatë tërë ditës, duke potencuar se nuk ka pasur raportime për ndonjë parregullsi gjatë ditës që vlen të përmendet.

Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, ka thënë se procesi i rundit të dytë të zgjedhjeve është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe të mirë.

ARKATANA

“Jemi të kënaqur sepse procesi ka kaluar qetë dhe pa ndonjë raportim që do të dëmtonte integritetin e këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Valdete Daka, kryetare e këtij Komisioni, shkruan tutje “Zëri”.

Engel: SHBA-ja është gjithmonë këtu për Kosovën

Kongresisti amerikan, Eliot Engel, në një vizitë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shprehu kënaqësinë e tij që shteti i Kosovës është duke organizuar zgjedhje të lira e demokratike dhe shprehu mbështetjen e SHBA-së dhe të tij veçanërisht kundrejt Kosovës.

“Ishte koha kur njerëzit më thanë se pavarësia e Kosovës ndoshta nuk do të ndodhë dhe unë u thashë se do të ndodhë me kohë dhe një ditë të gjithë ne do të jemi në një Kosovë të lirë dhe të pavarur. Ja, ku jemi në Kosovën e lirë e të pavarur dhe zgjedhje të lira demokratike e duke parë këtë se sa njerëzit kujdesen për demokracinë dhe kjo më bën mua shumë special. Siç e dini SHBA-ja është mbështetësi i madh i Kosovës dhe unë do të bëj çdo gjë është në fuqinë time për të siguruar se të dyja vendet janë duke punuar së bashku dhe për të ndërtuar demokracinë së bashku”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.