Hidromorava

Ja sa kushtojnë futbollistët shqiptarë në Itali

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sikurse ndryshon në bursë vlera e aksioneve në momente të ndryshme, ashtu edhe në tregun e futbollit, periudha aktuale, ajo e merkatos është një moment thelbësor për përcaktimin e vlerës së kartonit të futbollistëve.

Pikërisht në këtë kohë, kur prej vetëm pak ditësh është çelur afati kalimtar dimëror, “transfermarkt”, portali më i njohur në përcaktimin e vlerës së kartonëve të futbollistëve dhe publikimin e shumave të transaksioneve në raste transferimi, ka përcaktuar vlerat e përditësuara.

Bazuar në informacionin e gjeneruar nga “transfermarkt”, nuk është aspak e vështirë në hartimin e një klasifikimi të futbollistëve shqiptarë, të renditur sipas vlerës së kartonit të tyre. Një klasifikimi që sundohet në mënyrë të theksuar nga mbrojtësi Elseid Hysaj, i vlerësuar si futbollisti shqiptar më i çmuar në Seria A, madje sipas të gjitha gjasave, edhe përtej, transmeton telesport.

Në ndjekje të mbrojtësit të Napolit, Elseid Hysaj, njëherësh kontingjent i Kombëtares Kuqezi, me vlerë të kartonit në shumën 9 milionë euro, është Etrit Berisha, portieri i Përfaqësueses së Shqipërisë që aktivizohet te skuadra e Lazios, me një vlerë të kartonit në kuotën e 4 milionë euro. Klasifikimi vijon me Vajushin në vend të tretë, Manajn në të katërtin, Strakosha në të pestin dhe Ndoj në vend të gjashtë.
Klasifikimi i futbollistëve shqiptarë në Seria A, sipas vlerës së kartonit.

Elseid Hysaj 9 milionë euro

FIDANISHTJA

Etrit Berisha 4 milionë euro

Armando Vajushi 1.7 milionë euro

Rey Manaj 800 mijë euro

Thomas Strakosha 350 mijë euro

Emanuele Ndoj 75 mijë euro

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.