Ja sa kilogramë shtoni nga lënia e duhanit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

​Lënia e cigareve sjell një sërë avantazhesh për një kohë të gjatë për shëndetin. Por nga lënia e duhanit ka edhe një pasojë, shtimi në peshë.

Një grup studiuesish francezë dhe britanikë kanë tentuar të llogarisin se sa shtohet nga lënia e duhanit dhe rezultatet i botuan në revistën shkencore “British Medical Journal (BMJ)”. Sipas studiuesve nga lënia e duhanit, shtohet në peshë mesatarisht 4-5 kilogramë, në vitin pasues të lënies së tij.

Fundamenti

Nga mbajtja nën vëzhgim e një grupi ish-duhanpirësish, u konstatua se tre muajt pas lënies së duhanit është periudha kritike e shëndoshjes. Në muajin e parë shtohet 1.1 kilogramë, deri në të dytin 2.3 kilogramë, në të tretin deri në 2.9 kilogramë, në muajin e gjashtë deri në 4.2 kilogramë dhe deri në fund të vitit pesha totale e akumuluar është 4.7 kilogramë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pirja e duhanit është shkaku kryesor e vdekjes së parakohhshme për 5.1 milionë njerëz çdo vit.