HW

Ja sa iu besojnë qytetarët bankave komericale

/ 3 minuta lexim
HW

Sektori financiar dhe bankar në Kosovë, pothuajse është sektori i vetëm që për çdo vit rezulton me performancë të qëndrueshme dhe stabile.Ky sektor është mirë i kapitalizuar, profitabil dhe likuid, thotë në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bedri Hamza.

Ai ka treguar se zhvillimet në sektorin bankar gjatë këtij viti kanë qenë pozitive, duke nënvizuar rritjen e nivelit të aseteve dhe kredive.

“Sa i përket kapitalizimit, sektori qëndron larg mbi kërkesatrregullative dhe të likuiditetit dhe jashtëzakonisht është inkurajues fakti se edhe portofoli kreditor është ruajtur i shëndoshë dhe kemi pasur një zvogëlim të kredive jo performuese. Nga 8.7 për qind sa ka arritur pikun niveli i kredive joperformuese, aktualisht ka rënë në 6.5 për qind”, deklaron Hamza.

Ndryshe, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vlera e aseteve në këtë sektor ka arritur në mbi 3 miliardë euro, kurse profiti i realizuar është arritur në vlerën prej 69.3 milionë euro, që është për 22.4 milionë euro më i lartë krahasuar me profitin e realizuar në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Gjatë kësaj periudhe është rritur edhe shuma e kredive, vlera e të cilave deri në tetor ka arritur në mbi 2 miliardë euro, rritje kjo që i atribuohet zvogëlimit të normave të kredisë, bën të ditur guvernatori Hamza.

“Gjithashtu është inkurajues fakti se normat e interesit janë zvogëluar dhe tashmë Kosova, sa i përket normave të interesit në kredi, është në mesataren e vendeve të rajonit”.

“Në përgjithësi, mund të them se në vitin 2015, sektorin bankar e karakterizojnë zhvillime pozitive, edhe pse ne besojmë seka vend për përmirësim dhe presim që ky trend pozitiv të vazhdojë edhe në periudhat vijuese edhe sa i përket përmirësimit të kushteve të kreditimit, si dhe vendosjen e sistemit bankar në përkrahje të zhvillimit ekonomik dhe sektorit real”, shpjegon guvernatori Hamza.

Fundamenti

Normat efektive të interesit për kredi fillojnë nga 7 deri në 8.2 për qind, varësisht nga lloji i kredisë dhe bankat komerciale.
Se sektori bankar është stabil, e thonë edhe ekspertë për çështje ekonomike.
Mejdi Bektashi, profesor në Universitetin e Prishtinës, konsideron se ruajtja e shumave të depozitave dhe përdorimi i politikave “burokratike” për dhënien e kredive, ka bërë që ky sektor të jetë i sigurt.

“Sektori bankar ka mbi 500 milionë euro depozita tepër, që nuk i ka plasuar te huamarrësit e ndryshëm, e që paraqet një shkallë shumë të lartë të rentabilitetit dhe likuiditetit që në të ardhmen”, vlerëson Bektashi.

Depozitat në bankat komerciale në Kosovë, sipas raportit të BQK-së, për muajin tetor, kanë arritur në mbi 2.6 miliardë euro.

Ndërkaq, kreditë joperformuese kanë shënuar rënie, përderisa është përmirësuar edhe më shumë mbulueshmëria e tyre me provizione.

Ndryshe, në Kosovë operojnë 10 banka komerciale, me 265 njësi në nivel vendi ku janë të punësuar rreth 3400 punëtorë. Ndërkaq, 90 për qind e këtyre institucioneve, janë në pronësi të huaj. /rel/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.