Uji Dea

Ja sa herë në javë duhet të hanë speca djegës personat që kanë probleme me zemrën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një studim i ri sugjeron që ngrënia e specave djegës zvogëlon rrezikun e vdekjes nga sulmi në zemër dhe goditjet në tru.

Studimi, i cili u botua të hënën në Gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë, u krye në Itali dhe krahasoi rrezikun e vdekjes midis 23,000 njerëzve mbi tetë vjet, transmeton lajmi.net.

Studiuesit zbuluan se rreziku i vdekjes nga një sulm në zemër ishte 40 për qind më i ulët në mesin e atyre që hanin speca djegës të paktën katër herë në javë dhe vdekja nga goditja në tru ishte më shumë se e përgjysmuar.

Uji Dea

“Një fakt interesant është se mbrojtja nga rreziku i vdekshmërisë nga këto dy probleme ishte i pavarur nga lloji i dietës që ndiqnin njerëzit”, tha Marialaura Bonaccio, autore kryesore e studimit, njëherësh epidemiologe në Institutin Neurologjik Mesdhetar.

Licia Iacoviello, drejtore e departamentit të epidemiologjisë dhe parandalimit në Neuromed dhe profesoreshë në Universitetin e Insubria në Varese, shpjegoi se pronat e dobishme të ushqimit të djegës ishin bërë të ditur nëpër kulturën italiane të ushqimit.

Ekipi tani planifikon të hetojë mekanizmat biokimikë që e bëjnë djegien të mirë për shëndetin njerëzor. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.