Hidromorava

Ja sa do të kushtojë vozitja në Rrugën e Kombit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Janë dy shoqëri që kanë kërkuar të marrin me koncesion mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit. Ministria e Transportit e Shqipërisë mbylli aplikimet, ndërkohë që hapja dhe vlerësimi do të bëhet në ditët në vazhdim.

Ofertuesit janë bashkime kompanish“Vendeka-Bilgi” dhe “Catalys and Salillari”. Kjo është e disata herë që mirëmbajta e Durrës-Kukës tentohet të jepet me koncesion, jo vetëm nga kjo qeveri, por tenderat kanë dështuar për shkak të ofertave jo të kënaqshme.

Koncesioni është 30-vjeçar dhe parashikohet vendosja e një pagese prej rreth 5 euro për çdo automjet që kalon në 60 kilometrat e segmentit Milot-Morinë.

Sipas Ministrisë së Transportit, kostoja e mirëmbajtjes së rrugës është minimalisht 8 milionë euro në vit dhe dhënia me koncesion është formula më e mirë që këto para të mos rëndojnë taksapaguesit.

HW

Kompania fituese duhet të investojë së paku 45 milionë euro, 15 nga të cilat për ndërtimin e një ure të re mbi Lumin Drin. Investimet e tjera parashikojnë plotesimin e e infrastrukturës së pandertuar nga Kukësi deri në Morinë, mirëmbajtjen e skarpateve dhe sinjalistikës.

Koncesionarit i është garantuar subvencioni deri në 4 mijë automjete në ditë në të dyja drejtimet, çka do të thotë se në qoftë se nuk sigurohet ky trafik, paratë për pjesën e mbetur do të paguhen nga buxheti i shtetit.

Për vitin e parë, shuma e garantuar është rreth 8 milionë euro dhe vazhdon me progresion rritës çdo vit deri në 14 milionë euro.

Nga ana tjetër përveç investimit, koncesionari duhet të ndajë fitimin me shtetin për taksën e kalimit nëse kemi rritje të trafikut ditor mbi kuotat e parashikuara./ Top Channel/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.