Uji Dea

Ja pse u shty marrëveshja PDK-LDK?

/ 3 minuta lexim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi nuk po mund të pajtohet në asnjë formë që ai të mbetet pa asnjë post të rëndësishëm qeverisës. Burime brenda PDK-së kanë thënë se Hashim Thaçi qëllimisht e ka shtyrë marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës deri pas kthimit nga New York-u.

Sipas këtyre burimeve, Hashim Thaçi po shpreson që gjatë vizitës në Neë York të lobojë tek zyrtarë të lartë amerikan, në mënyrë që të ndikojnë tek Jahjaga, që kjo e fundit të jap dorëheqjen dhe kreu i PDK-së të vij në krye të shtetit.

“Thaçi gjatë kësaj vizite do të ketë takime edhe me zyrtarë të lartë amerikan. Në ato takime ai do të mundohet që të lobojë që të vijë në vend të Jahjagës, pra në krye të shtetit. Kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore se përse nuk u nënshkrua marrëveshja me LDK-në para vizitës që do ta ketë në Neë York”, ka thënë ky burim brenda PDK-së për Gazetën Blic.

Thaçi ka udhëtuar në mëngjes për në New York për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku do të flitet edhe për Kosovën.

Nesër ndërkaq, bëhen saktësisht dy javë që prej se është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Isa Mustafës e Hashim Thaçit për bashkëqeverisje, mirëpo ende nuk janë precizuar postet se kush çka do të ketë.

Mobi Casa

Për dallim nga zyrtarë të LDK-së, që në vazhdimësi po deklarojnë se atyre u takon posti i kryeministrit, nga PDK askush deri më tani nuk e ka thënë as edhe një fjalë për postin e kryeministrit.

Madje, zyrtarisht deklarojnë se ende nuk është ndarë as edhe një post i vetëm.

Njeriu i dytë i PDK-së, Hajredin Kuçi i ka thënë Gazetës Blic se ende nuk është ndarë as edhe një post i vetëm, përfshirë edhe atë të kryeministrit.

Mirëpo, në anën tjetër, lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka kërcënuar PDK-në duke thënë se nëse ai nuk do të bëhet kryeministër, LDK përfundimisht do ta prish koalicionin me partinë e Hashim Thaçit.

Kosova më 8 dhjetor i bën saktësisht 6 muaj që kur janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe ende nuk ka arritur që t’i formoj institucionet./ Gazeta Blic/