United Hospital

Ja pse Kuvendi i Kosovës nuk mund ta miratoj raportin e Bulliqit për Demarkacion

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Albert Krasniqi nga KDI-ja thotë se në Kuvend miratohet ose jo vetëm marrëveshja e demarkacionit.

Albert Krasniqi, monitoruesi i punës së Kuvendit nga Instituti Demokratik i Kosovës, duke shpjeguar konfuzionin rreth demarkacionit tha se qeveria ka dërguar në Kuvend dy akte të kundërta.

“Qeveria e ka miratu marrëveshjen si të tillë dhe e ka dërgu në Kuvend. Në anën tjetër i ka bashkëngjitur një raport i cili e thotë të kundërtën e asaj çka parashihet në këtë marrëveshje dhe kështu ka miratuar dy akte që janë në kundërshtim me njëra-tjetrën”, tha Krasniqi.

Ai deklaroi më tutje se Kuvendi nuk miraton raporte, por marrëveshje.

Mobi Casa

“Kuvendi nuk miraton raporte të tilla. Është një punë e cila është bërë prej këtij komisioni dhe nuk ka nevojë për miratim formal të këtij raporti nga deputetët e Kuvendit”, tha Krasniqi.

Rtv21.tv llogariti numrin e deputetëve që do ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit të vitit 2015 dhe ata që do të jenë kundër saj, në bazë të deklarimeve të deritashme të deputetëve dhe subjekteve politike.

Doli se 57 deputetë pritet ta votojnë marrëveshjen, ndërsa 47 do të jenë kundër, derisa Lista Serbe nuk është deklaruar për këtë çështje.

Për ta ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit duhet vota për e dy të tretave të deputetëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.