Fundamenti

Ja pse kurrë s’duhet ta lini anash vrapimin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Vrapimi konsiderohet si ushtrimi më i mirë aerobik që ndihmon trupin në shumë aspekte duke i dhënë atij më shumë energji, elasticitet si dhe e bën të duket më pak i plakur edhe pas shumë vitesh.

Përveç kësaj, ja edhe pse duhet të vrapojmë vazhdimisht:

– Redukton stresin: Vrapimi, ashtu si shumë ushtrime të tjera fizike, është ndihmuesi më i mirë për t’u çliruar nga emocionet negative si dhe stresi. Ai ndihmon gjithashtu edhe në çlirimin e emocioneve pozitive duke luftuar deri diku depresionin e lehtë.

UBT

– Ndihmon në humbjen e peshës: Humbja e kilogramëve të tepërta është një nga arsyet fillestare pse njerëzit fillojnë vrapimin. Meqenëse është një nga ushtrimet më gjithëpërfshirëse, duke përmendur këtu vënien në lëvizje të të gjitha gjymtyrëve, sigurisht që është një ndër aktivitetet fizike më efikase për të humbur peshë.

– Të bën më të bukur: Njerëzit që stërviten nëpërmjet vrapimit duke djegur më shumë kalori kanë mundësi të kenë trup më të tonifikuar sesa ata që nuk e praktikojnë këtë gjë. Në fakt, ushtrimet e koordinuara me vrap janë thelbësore dhe të rëndësishme për të mbajtur trupin jo vetëm në formë të mirë shëndetësore, por edhe fizike.