HW

Ja pse frutat e thata nuk duhet të mungojnë në tavolinën tuaj

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Frutat e thata si arrat, bajamet, fëstëkët, lajthitë dhe të gjitha varietetet e tjera nuk duhet të mungojnë asnjëherë kryesisht në ambientin tuaj të punës.

Përveçse janë shumë praktike për t’u konsumuar ato mbushin ditën tuaj plotë energji. Këto janë tre arsyet pse ato duhet të gjenden gjithmonë në çantën ose sirtarin e tavolinës tuaj të punës.

  1. Luftojnë stresin dhe lodhjen

Në një moment të ditës a ndiheni të rraskapitur dhe të trullosur nga mbingarkesa e gjërave për të bërë?

Bëni një pushim duke ngrënë arra ose bajame.

HW

Arrat përmbajnë triptofan, një pararendës thelbësor i aminoacideve të serotoninës, një hormon që ndihmon për të luftuar stresin. Gjithashtu ofron vitamina të kompleksit B dhe minerale si magnezi që kanë një veprim kundër lodhjes.

  1. Frutat e thata rrisin përqendrimin

Frutat e thata janë gjithashtu një aleat i shkëlqyer nëse gjatë ditës ndodh që të shpërqendroheni dhe ju mungon përqendrimi.

Në fakt, falë pasurisë së acideve yndyrore esenciale, ato ndihmojnë për të pasur një mendje gjithmonë të qetë . Gjithashtu ofrojnë antioksidantë, duke përfshirë vitaminën E, që ndihmon në kundërveprimin e proceseve oksiduese.

  1. Rrisin humorin

Gjatë kohës që jeni në punë a ndiheni të ngarkuar dhe papritur ju bie humori? Rimbushni veten gjatë pushimit me një grusht fëstëk ose arra apo bajame, të cilat janë të pasura me aminoacide thelbësore që lehtësojnë sintezën e hormoneve të mirëqenies dhe ndihmojnë në mbajtjen e ekuilibrit të sistemit nervor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.