GRANDEMALL

Ja pse është i rrezikshëm konsumimi i qumështit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pirja e më shumë se një gotë qumësht në ditë mund të rrisë rrezikun për të vdekur nga sëmundjet e zemrës. Personazhe të famshëm, si Angelina Jolie, David Beckham dhe Elton John prej kohësh kanë bërë reklama për konsumimin e qumështit, për të bindur publikun se sa më shumë të konsumohet aq më shumë forcon kockat e tyre.

Qumështi në vetvete përmban një gamë të gjerë ushqyese, duke përfshirë kalçium, fosfor, magnez dhe vitaminë B12. Megjithatë një studim suedez, i publikuar pak ditë më parë në “British Medical Journal”, vërtetoi se personat që konsumonin më shumë se 1 gotë qumësht në ditë, kishin rrezikshmëri më të lartë për t’u prekur nga sëmundjet vdekjeprurëse të zemrës.

Në studim u përfshinë më shumë se 61.000 gra dhe 45.000 burra për një afat kohor 13 deri në 22 vjet. Studiuesit arritën të vërtetonin se pirja e më shumë se një gotë qumësht në ditë u shoqërua me rritje të rrezikshmërisë për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.

Mobi Casa

Gratë që pinin dy gota në ditë, kishin 21% rrezikshmëri më shumë për të humbur jetën gjatë periudhës së studimit dhe kjo përqindje u rrit me 93% për 3 ose më shumë gota. Gjatë 22 viteve të studimit një e katërta e grave humbën jetën. Po i njëjti rezultat ishte edhe për meshkujt.

Studiuesit ende nuk kanë dalë në një rezultat të dokumentuar, kjo edhe sepse kushtet e jetës ndryshojnë nga një vend në një tjetër dhe shumë faktorë të tjerë mund të ndikojnë në rritje të vdekshmërisë. Udhëzimet e deritanishme janë se të mirat që konsumimi i qumështit i sjell shëndetit tonë mund të jenë thjesht mite dhe se nuk duhet të kalohet masa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.