Eko Higjiena

Ja pse duhet të vraponi çdo ditë!

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Duke parë që hulumtimet e njëpasnjëshme tregojnë se vrapimi përmirëson shëndetin, humb peshën e tepërt dhe rregullon disponimin, nuk është çudi që kohëve të fundit shumë të rinj e të reja po vrapojnë.

Shumë prej tyre ia mësyjnë vrapimit për të humbur peshë dhe forcim të muskujve dhe është fare e lehtë për të parë pse e bëjnë këtë? Ju do të digjni 100 kalori për çdo 1.5 km që vraponi e kjo zvogëlon masën e belit dhe kofshëve tua.

Ndryshe nga noti dhe çiklizmi, vrapimi është sport që përmirëson edhe densitetin e eshtrave, kështu duke zvogëluar rrezikun ndaj sëmundjes së osteoporozës. Gjithashtu forcon edhe sistemin imunitar duke krijuar përqendrim të lartë të limfociteve apo ndryshe si i quajmë qelizat e bardha të gjakut të cilat sulmojnë sëmundjet. Kjo është edhe një arsye tjetër pse na duhet vrapimi. Në vazhdim do t’i paraqesim dobitë tjera që i kemi nga vrapimi.

– Ngadalëson procesin e plakjes: Procesi natyral i humbjes së muskujve dhe eshtrave me plakje mund të ngadalësohet në trupin e vrapuesve që vrapojnë shpeshherë. Muskujt dhe eshtrat bëhen më të shëndetshme dhe më të forta për shkak të kërkesave që iu bëhen atyre nga vrapimi. Kjo gjithashtu do të thotë se ju keni gjasa të shtyni apo shmangni efektet e osteoporozës.

– Seks më të mirë: Shkencëtarët nga “Harvard School of Public Health” kanë treguar se meshkujt të cilit ishin fizikisht aktivë (si vrapuesit) kishin 30% më pak gjasa të kishin apo zhvillonin probleme në shtrat dhe se ngritja e qarkullimit të gjakut përreth trupit i shkaktuar nga ushtrimet e rregullta do të thotë se si meshkujt ashtu edhe femrat kishin përvojë më të mirë në shtrat.

– Shtypja e gjakut: Kur vrapon arteriet tua bëhen më fleksibile, në fakt kur ushtron edhe ato ushtrojnë. Kështu duke e mirëmbajtur këtë fleksibilitet të arterieve ju gjithashtu siguroheni që shtypja e gjakut të ulet, transmeton “Zëri.info”.

KKVITI

– Mushkëri të shëndetshme: Duke bërë frymëmarrje të thella gjatë vrapimit ju i detyroni mushkëritë tua që të përdorin më shumë nga potenciali i tyre, rreth 50% e indeve të mushkërive normalisht nuk përdoret nga ju! Nëse jeni duhanpirës atëherë njëra nga dobitë e vrapimit është rikuperimi i potencialit të mushkërive tua.

– Rrit fuqinë e trurit: Vrapuesit e rregullt konsiderueshëm kanë përmirësuar aftësitë mendore të tyre gjersa plakeshin krahasuar me ata që bënin jetë duke ndenjur. Gjithashtu vetëm 25 minuta ushtrime aerobike kanë treguar se përmirësojnë kreativitetin tuaj.

– Përmirëson gjendjen shpirtërore: Nuk ka dyshim në këtë dhe se njëra nga dobitë kryesore të vrapimit është ndjenja e mirë që ju arrini të keni duke u larguar nga të gjitha streset dhe shtrëngatat e jetës së përditshme.

– Zvogëlon rrezikun nga kanceri: Treningu i vrapimit i cili zgjat të paktën 30 minuta në mënyrë të dëshmuar redukton rrezikun nga zhvillimi i disa llojeve të kancerit (gjirit, mitrës dhe zorrëve). Ushtrimet e moderuara ndihmojnë te rregullimi hormonal, çka është e shkëlqyeshme për reduktimin e rrezikut nga zhvillimi i kancerit.

– Sistem më të fortë kardiovaskular: Zemra dhe mushkëritë tua do të forcohen dhe jenë më efektive kur ju jepet rasti që të tregojnë çka mund të bëjnë.

– Kolesteroli i ulët: Vrapimi rrit në trupin tuaj nivelet e HDL-s ose ndryshe si e quajnë “kolesteroli i mirë” dhe në të njëjtën kohë zvogëlon LDL ose “kolesterolin e keq”. Kjo mundëson që ju të zvogëloni gjasat që të pësoni nga pika në tru apo sulm në zemër. Pra ngrihu e vrapo./(Zëri)