UBT

Ja pse duhet të hani dredhëza

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Dredhëzat janë fruta verore dhe shumë të shijshme që shumica prej nesh i preferojnë, por në shumicën e rasteve i duam në sallatë frutash, ëmbëlsira apo të zhytura në krem ose çokollatë.

Për shkak të faktit se sezoni i tyre ka filluar patjetër duhet sa më shpesh për t’i ngrënë, sidomos për shkak të të gjitha të mirave që sjellin për shëndetin tonë, transmeton “Zeri.info”.

Në vazhdim do të paraqesim disa arsye se pse këtë pemë nuk duhet assesi ta lini anash.

– Ju ndihmojnë të humbni peshë: Nëse doni të largoni kilogramët e tepërt para se të shkoni në plazh dredhëzat mund të ndihmojnë në këtë aspekt. Këto fruta përmbajnë antocianinë, e cila ndihmon në djegien e yndyrës sepse trupi e përdor atë si lëndë djegëse.

Studimet kanë treguar se antocianina gjithashtu në mënyrë të favorshme ndikon në kujtesën afatshkurtër.

Mobi Casa

-Kanë veti antikancer dhe antialergjik: Është dëshmuar se dredhëzat kanë efekt antikancer.

Këto fruta janë të pasura me flavonoide, të cilat luftojnë me qelizat e kancerit dhe gjithashtu pengojnë aftësinë e tyre për t’u shumuar.

Përveç kësaj, acidet fenolike nga dredhëzat kanë veti antialergjike, që do të thotë se ndihmojnë për të zvogëluar proceset biokimike që janë të lidhur me reaksione alergjike.

Megjithatë, edhe pse ndihmojnë njerëzit me alergji, ka njerëz të cilët janë alergjikë ndaj tyre, andaj këta persona duhet të kenë kujdes. /ZËRI/