UBT

Ja pse duhet të hamë dardha

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Të buta dhe të ëmbla, dardhat janë ëmbëlsirë e vërtetë natyrore. Homeri i quan dardhat “dhuratë perëndish”.

Sido që të jetë, ato kanë përbërës të shumtë ushqimorë, fibra dhe antioksidues. Luftojnë radikalet e lira – këtë efekt dardhat e kanë falë përbërësve, sikur që janë vitaminat C dhe K, por edhe bakri.

Duke luftuar radikalet e lira, dardhat luftojnë plakjen e parakohshme.

Mbrojnë zemrën -dardhat janë burim i mrekullueshëm i fibrave, të cilat janë të dobishme për zemër.

Uji Dea

Ato e ulin nivelin e kolesterolit të keq, prandaj konsumimi i dardhave mund ta zvogëlojë rrezikun nga infarkti në tru për 50%.

Parandalimi i kancerit – dardhat na mbrojnë edhe nga kanceri.

Fibrat e dardhave largojnë nga zorrët toksinet, që shkaktojnë kancer.

Kundër diabetit – meqë janë të pasura me fibra dhe kanë indeks të ultë glikemik, dardhat janë të preferuara për ata që vuajnë nga diabeti.