GRANDEMALL

Ja pse duhet ta nisni mëngjesin me një gotë ujë esëll

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shumica e njerëzve e fillojnë mëngjesin me ushqime, kafe apo çaj. Nëse e nisni mëngjesin me një gotë ujë esëll dhe më pas me konsumimin e mëngjesit apo kafes, ju do të keni disa përfitme shëndetësore. Kjo rutinë duhet të vazhdojë për të paktën 2 javë, çdo ditë në mënyrë që të vini re ndryshimet.

Ja pse duhet ta nisni mëngjesin me një gotë ujë:

Detoksifikon trupin: uji do t’ju ndihmojë të pastroni trupin nga toksinat e dëmshme si dhe uji nxit shpërbërjen e ushqimeve në stomak, për pasojë do t’ju përmirësohet funksioni i traktit tretës. Për të nxitur tretjen provoni të pini ujë ambienti dhe jo të ftohtë.

Nxit metabolizmin: konsumimi i ujit që në mëngjes do t’ju ndihmojë të nxisni metabolizmin dhe ta filloni ditën më me energji.

Mobi Casa

Qetëson dhimbjet e barkut: uji përmirëson qarkullimin e gjakut, relakson muskujt, qetëson dhimbjet e përgjithshme të barkut, sidomos dimbjet menstruale.

Ndihmon në rënie peshe: uji i ngrohtë do të ishte ideal nëse doni të bini në peshë. Uji i ngrohtë përshpejton metabolizmin dhe nxit djegien e yndyrnave.

Nxit qarkullimin e gjakut.

Ngadalëson proçesin e plakjes: rrudhat dhe problemet e tjera të lëkurës vijnë si pasojë e dehidratimit. Një gotë ujë në mëngjes, eleminon toksinat nga trupi, rrit elasticitetin e lëkurës dhe ngadalëson procesin e plakjes./Shendeti.com

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.