Fundamenti

Ja pse duhet ngrënë sa më shumë qershi

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Sezoni i qershive tanimë ka filluar, e ato, përpos që janë të shijshme dhe freskuese, janë të dobishme edhe kundër shumë sëmundjeve.

Është parë se qershitë janë të dobishme për zemër, meqë janë burim i mirë i zinkut, hekurit, kaliumit, manganit dhe bakrit. Për zemër është i dobishëm sidomos kaliumi. Qershitë kanë edhe veti antiinflamatore, gjë që është e dobishme sidomos për dhembjet e nyjave. Qershitë po ashtu e stimulojnë tretjen, me anë të thartirave dhe sheqerit të tyre, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Uji Dea

Përpos kësaj, qershitë po ashtu e largojnë nga organizmi sasinë e tepërt të ujit, duke shkarkuar kështu zemrën dhe duke aktivizuar mëlçinë dhe veshkat. Antioksiduesit që gjenden në qershi, sikur që janë luteina, “zea-ksanthinet” dhe beta-karotina janë të dobishme kundër radikaleve të lira dhe përbërësve të tjerë të dëmshëm, të cilët shkaktojnë plakje më të shpejtë, kancer, etj. Meqë kanë pak kalori, qershitë ndihmojnë edhe në humbjen e kileve të tepërta.

(Kosova Sot)