RCCOLA

Ja pse boronicat janë frutat më të shëndetshme në botë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Fillimisht, këto ngadalësojnë procesin e plakjes. Boronicat përmbajnë antioksidues të fuqishëm të cilët luftojnë procesin e plakjes.

Boronicat reduktojnë atë që njihet me emrin “kolesteroli i keq”, i cili ndikon në sëmundjet kardiovaskulare deri te ataku i zemrës, transmeton “Zeri.info”.

Një studim i kryer së fundmi i rendit boronicat në krye të listës për aftësitë antioksiduese. Ky studim ka nxjerrë disa nga arsyet pse ato konsiderohen frutat më të shëndetshme në botë.

Fillimisht, këto ngadalësojnë procesin e plakjes. Boronicat përmbajnë antioksidues të fuqishëm të cilët luftojnë procesin e plakjes.

Mobi Casa

Dobia tjetër është se boronicat rrisin përqendrimin dhe kujtesën. Është provuar se ekstrakti i boronicës rrit përqendrimin, aftësitë për të koordinuar punët dhe kujtesën afatshkurtër.

Po ashtu, ato lehtësojnë diarrenë pasi vrasin bakterin E.coli, i cili lidhet shpesh me këtë infeksion. Një dobi tjetër vjen për gratë shtatzëna, pasi boronicat janë një burim i acidit folik.

Ato përmbajnë edhe vitaminë C, kalcium dhe disa elementë të tjerë të domosdoshëm për nënat shtatzëna. Po ashtu, boronicat reduktojnë në masë të madhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Boronicat reduktojnë atë që njihet me emrin “kolesteroli i keq”, i cili ndikon në sëmundjet kardiovaskulare deri te ataku i zemrës. Dobia tjetër është parandalimi i infeksioneve urinare. Një element që gjendet te boronicat është provuar se ndikojnë pozitivisht te trakti urinar dhe reduktojnë rrezikun e infeksioneve./Zeri/.