FIDANISHTJA

Ja për çka u morën vesh Mustafa e Vuçiq në Bruksel

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Pas një takimi disa orësh në Bruksel, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq, firmosën marrëveshjen për drejtësinë. Por, marrëveshja e nënshkruar nuk ishte e vetmja çështje që u diskutua në takimin e së hënës në Bruksel.

Televizioni Rrokum, nga një zyrtar i lartë koalicionit qeveritar, ka marrë vesh se Mustafa e Vuçiq kanë arritur marrëveshje edhe për disa çështje të tjera.

Zëvendës-shefi i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, do të jetë serb, madje ai duhet të jetë patjetër i pranueshëm edhe nga qeveria e Beogradit.

Kjo është njëra prej marrëveshjeve të arritura.

Po ashtu Televizioni Rrokum merr vesh se Gjykata në veri të Kosovës do t’i ketë 18 gjyqtarë, ndërsa 50 për qind e tyre kanë me qenë të komunitetit serb dhe 50 për qind shqiptarë.

Fundamenti

Por, marrëveshja e firmosur në Bruksel, kërkon që për të gjithë gjyqtarët, dritën e gjelbër ta jep qeveria serbe.

Mustafa e Vuçiq, sipas këtij zyrtari kanë folur edhe për Asociacionin e Komunave Serbe, duke arritur edhe pajtueshmëri.

Me këtë marrëveshje Asociacioni i Komunave Serbe do ta ketë mbikëqyrjen mbi gjyqtarët serbë dhe do të ketë kompetenca ekzekutive.

Po ashtu është arritur marrëveshje që Lista Serbe të vazhdojë të jetë pjesë e koalicionit me PDK-në e LDK-në, transmeton TV Rrokum.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.