Uji Dea

Ja pasuria e kabinetit qeveritar!

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Qeveritarët kosovarë, pasanikë të mëdhenj. Disa ministra me pasuri tepër të dyshimtë

Ajo që bie në sy në deklarimet e pasurive është deklarimi nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. Ai rezulton mjaft i pasur, pasi ka në pronësi dy banesa në Prishtinë, njëra 120 metra katrorë, me vlerë prej 95 mijë eurove, dhe tjera 65 metra katrorë, me vlerë 65 mijë euro. Përveç këtyre, ministri Hoxhaj ka pasuri të paluajtshme në vlerë 135 mijë euro dhe kursime në ‘Raifaissen Bank’ 109 mijë e 649.28 euro. Ndërsa, letra me vlerë prej 109.449.28 mije euro, si edhe të ardhura pagash nga bashkëshortja prej 9.447.84 euro

Zyrtarët e Agjencisë Kundër Korrupsionit të Kosovës ditën e enjte dhe të premten kanë publikuar edhe pasurinë e shumicës së ministrave të kabinetit të Qeverisë së Isa Mustafës. Por, e veçanta është se një pjesë e ministrave të kabinetit ‘Mustafa’ si atyre të MZHE-së, MASHT-it, MPB-së, MD-së etj., si edhe disa ministrave të tjerë të po kësaj qeverie, ende nuk u është publikuar pasuria nga ana e zyrtarëve të AAK-së.

Në vijim po ju paraqesim se cila është pasuria e deklaruar e kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, por edhe ajo e disave nga ministrave të këtij kabineti që janë të deklaruar në agjenci dhe të cilat deri tani janë bërë publike. Sipas raportit të këtij agjencie, mësohet se pasuria e paluajtshme e kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, kap vlerën 503 mijë euro. Prej tyre, 138 mijë euro në 180 m2 në sipërfaqe të shtëpisë, ndërsa 365 mijë në 2.43 sipërfaqe hektarë tokë. Ndërsa para të gatshme të mbajtura në institucione financiare shifra arrin vlerën në mbi 52 mijë eurove. Ndërkaq nga të hyrat vjetore mësohet se Isa Mustafa i merr 16.173 euro pagë nga Qeveria e Kosovës, 15.439 mijë nga ASHAK-u, pagë nga Fakulteti Ekonomik 3.736 euro, nga honorarët 3.736 dhe mëditja nga puna në qeveri shifra arrin vlerën në 7.189 euro. Ndërsa, posedimi i aksioneve të kryeministrit në shoqëri komerciale arrin vlerën 80 mijë euro.

ARKATANA

Shala në kredi

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Kujtim Shala, që është edhe ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka një banesë të madhësisë prej 139 metra katrorë, me një vlerë 74 mijë euro, një shtëpi familjare 105 m2, 18 mijë euro, pastaj dy parcela tokë, njëra 70 ari, që është e trashëguar, me vlerën 120 mijë euro, e prona tjetër diçka më shumë se 1 ari e 25 metra, me një vlerë 60 mijë euro. Veç saj, zëvendëskryeministri Shala ka një veturë në vlerën 4.500 euro dhe dy vetura të prindërve, njëra në vlerën 5 mijë euro, e tjerra në vlerën 2 mijë euro. Ndërsa nga paratë e deponuara nëpër banka ministri Shala i ka 2 mijë euro të tijat personale dhe 750 euro të bashkëshortes. E veçanta është se Shala e ka një kredi në shumën prej 45 mijë eurove, ndërkaq nga pagat mësohet se ai ka inkasuar nga UP-ja 4 mijë euro, kurse nga Kuvendi i Kosovës 17 mijë euro.

Ministri pasanik i MPJ-së

Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, është mjaft i pasur, pasi ka në pronësi dy banesa në Prishtinë, njëra 120 m2, me një vlerë prej 95 mijë eurove, dhe tjera 65, me një vlerë 65 mijë euro. Veç tyre, ministri Hoxhaj ka pasuri të paluajtshme në vlerë 135 mijë euro dhe kursime në ‘Raifaissen Bank’ 109 mijë e 649.28 euro. Ndërsa, letra me vlerë prej 109.449.28 mijë euro, si edhe të ardhura pagash nga bashkëshortja prej 9.447.84 euro./kosova sot/