Ja me çfarë fjalë i drejtohen Luanës në Instagram
Kënëgtarja e njohur e skenës muzikore shqiptare, Luana Vjollca çdo herë e më shumë po bëhet më e pëlqyer nga publiku. Kjo, nga të dyja, fiziku dhe talenti i saj.
Luana është shumë e afërt me fansat e saj duke e treguar këtë në rrjetin e saj Instagram, e ku vazhdimisht publikon foto. Kësaj radhe ajo ka publikuar një koment të një fanse të saj, ku kjo e fundit i kishte thënë shumë fjalë të mira, transmeton Indeksonline.
Këngëtarja i është gëzuar këtij fakti dhe duke mos hezituar ta publikojë në Insta, ajo ka treguar se po ashtu i është gëzuar suksesit të bashkëpunimit me reperin kosovar Getoar Selimin “Tirana lifestyle”.
Në foton e mëposhtme lexoni komentin e falses drejtuar Luanës si dhe mbishkrimin e këngëtares lidhur me këtë./Indeksonline/


