ARKATANA

Ja matematika që kualifikon Shqipërinë në fazën tjetër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pas humbjeve nga Zvicra dhe Franca, shanset për kualifikim të Shqipërisë më tutje janë të vogla, por matematika na lë ende në lojë.

Me dy humbje në dy ndeshjet e para në Euro 2016, kombëtarja shqiptare ka shanse të pakta për të vazhduar aventurën në Kampionatin Evropian, por kuqezinjtë kanë ende shpresë për të realizuar një tjetër mrekulli dhe të kualifikohet mes të tretave më të mira pasi matematika nuk na ka nxjerrë ende nga gara.

Në rast të fitores me Rumaninë, Shqipëria do ta mbyllte grupin në vendin e tretë, pavarësisht rezultatit në sfidën tjetër të grupit në mes Zvicrës dhe Francës. Por, për të shpresuar që të jetë mes të tretave më të mira të turneut, Kombëtarja jonë duhet të fitojë me sa më tepër gola diferencë që të jetë e mundur përballë rumunëve, pasi gol-dallimi i Shqipërisë momentalisht është -3, pas humbjeve ndaj zviceranëve dhe francezëve.

Fundamenti

Në këtë Evropian, ku pritet që një pjesë e madhe e skuadrave të grumbullojnë të paktën 3 pikë, është pikërisht diferenca e golave ajo që do të vendosë për ekipet që do të plotësojnë fazën e 1/8-ave.

Sipas përllogaritjeve, duke fituar me dy gola diferencë përballë Rumanisë, Shqipëria do të kishte 47 për qind shanse që të vazhdonte më tej. Në anën tjetër, edhe Rumanisë i nevojitet me patjetër fitore, sepse vetëm barazimi nuk mjafton. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.