UBT

Ja llojet e çajit që kanë funksione të caktuara në organizmin e njeriut

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Një filxhan çaj mund të jetë edhe traditë, trashëgimi. Që nga kohërat antike, llojet e ndryshme të çajit kanë luajtur rolin e shuarjes së etjes, por edhe kanë pasur rol shërues. Ekspertët theksojnë se llojet e ndryshme të çajit kanë ndikim në shëndetin e njerëzve. Nutricistët besojnë se llojet të caktuara të çajit ndihmojnë, duke filluar nga shtimi i pjellorisë e deri në parandalimin e kancerit. Ja disa lloje të çajit edhe vetitë e tyre shëruese

Xhenxhefil dhe limon

Çaji i xhenxhefilit me limon kanë efekte të shumta kundër inflamacioneve, sidomos për femrat që vuajnë nga endometrioza. Këto lloje të çajit pastrojnë organizmin, lehtësojnë dhimbjet dhe mund ta përmirësojnë qarkullimin e gjakut në organet riprodhuese.

Çaji nga jasemini

Aroma e bukur e çajit nga jasemini në Kinë përdoret tash e disa shekuj, e në disa shkrime të lashta shkruhet se jasemini është përdorur si afrodiziak dhe ka përmirësuar fertilitetin. Ka diçka të vërtetë këtu, pasi që studimet moderne kanë vërtetuar se çaji nga jasemini ka cilësi të forta në aromaterapinë që janë të mira për trupin gjatë shtatzënisë.

Çaji i gjelbër

Ky super çaj njihet për vetitë e tij të shumta shëruese. Studimet tregojnë se antioksiduesit dhe polifenolet në çajin e gjelbër mund ta përmirësojnë fertilitetin, duke riparuar dëmtimin që ushqimi, uji, mjedisi, stresi, sëmundjet dhe plakja mund ta shkaktojnë. Besohet se gjenden disa përbërës në çaj që e ndihmojnë funksionimin e trurit, metabolizmit dhe ndikojnë në humbjen në peshë.

Uji Dea

Çaji nga menta

Çaji freskues i mentës është relaksues i hatashëm. Vetitë shëruese të çajit të mentës janë shumë më të forta, nëse përdorni gjethet e freskëta të mentës. Çaji i mentës mund t’i pakësojë fryrjet në stomak gjatë shtatzënisë. Përmban vitaminat A, C, dhe B12, ndihmon tretjen, shëron kollën dhe ftohjen, shëron fytin e pezmatuar dhe largon aromën e keqe nga goja.

Çaji nga mollët dhe kanella

Studimet kanë treguar se kanella ka ndikim pozitiv te femrat që vuajnë nga çrregullimet hormonale. Po ashtu ekzistojnë fakte se kanella përmirëson qarkullimin e gjakut dhe organet riprodhuese. Kanella është rregullues natyral i nivelit të sheqerit në gjak. Vitamina B6 në mollë shton sasinë e oksigjenit në gjak dhe ndihmon në forcimin e sistemit imun, duke përmirësuar gjendjen e qelizave të bardha të gjakut.

Çaji nga gjethet e mjedrës

Çaji nga gjethet e mjedrës, sidomos nga gjethet e egra, janë të pasura shumë me kalcium. Gjethet e mjedrës së kuqe forcojnë muskujt e mitrës. Sugjerohet që femrat shtatzënë mos ta provojnë para javës së 32 të shtatzënisë, e më pas ta konsumojnë, por në sasi të vogla. Çajit i nevojiten disa javë për ta theksuar efektin e vet, prandaj mos u ngutni me përdorimin e tepërt të sasisë së tij, sepse ka disa efekte të dëmshme anësore, joserioze.

(Kosova Sot)