Fundamenti

Ja kush janë zëvendësministrat nga PDK-ja

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Burime të Gazetës Tribuna, bëjnë të ditur se lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, ka vendosur që pozita e zëvendësministrit për një mandat t’iu vazhdohet edhe disa zv/ministrave të cilët kanë qenë pjesë e qeverisë ‘Thaçi 2’.“Qemajl Mustafa, Isni Kilaj dhe Shukri Buja pritet të emërohen zv/ministra në qeverinë e re. Ndërsa edhe për një mandat, ulësja e zv/ministrit do t’iu besohet Avni Kastratit, Petrit Selimi, Emin Krasniqi, Nehat Mustafa dhe Gani Kocit”, ka thënë ky burim i gazetës.

Partia Demokratike e Kosovës është në fazën filnale të përzgjedhjes së emrave të zv/ministrave, të cilët do ta përfaqësojnë këtë parti në Qeverinë e Isa Mustafës.
PDK ka vendosur që në këto pozita t’i rehatojë pothuajse të gjithë ish-kryetarët e komunave, të cilët e kishin humbur garën për kryetar në zgjedhjet e fundit lokale.

Burime të Gazetës Tribuna, bëjnë të ditur se lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, ka vendosur që pozita e zëvendësministrit për një mandat t’iu vazhdohet edhe disa zv/ministrave të cilët kanë qenë pjesë e qeverisë ‘Thaçi 2’.

“Qemajl Mustafa, Isni Kilaj dhe Shukri Buja pritet të emërohen zv/ministra në qeverinë e re. Ndërsa edhe për një mandat, ulësja e zv/ministrit do t’iu besohet Avni Kastratit, Petrit Selimi, Emin Krasniqi, Nehat Mustafa dhe Gani Kocit”, ka thënë ky burim i gazetës.

UBT

Ai ka shtuar se Avni Kastrati do të vazhdojë të punojë në ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Petrit Selimi në ministrinë e Jashtme, Nehat Mustafa në ministrinë e Arsimit, e Gani Koci, në ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Sipas këtij burimi, pjesa tjetër e zv/ministrave do të jenë disa zyrtarë, të cilët kanë ndikim në parti.
Ndryshe nga PDK ku shumica e zv/ministrave tashme janë të konfirmuar, në LDK situata pak më komplekse për shkak të presioneve të mëdha nga degët për këto poste. Mirëpo, kohëve të fundit Bajram Gecaj, Fadil Gashi kanë qarkulluar si emra të mundshëm për poste zv/ministrore.

Ndryshe, zyrtarë të partive në pushtet kanë paralajmëruar se ditëve në vijim pritet që kryeministri Isa Mustafa të emërojë zv/minierat e rinj, numri i të cilëve pritet të sillet rreth 50 sish./Tribuna/