Ja kush janë kandidatët për Kryeshef të PTK’së
Karriges së kryeshefit të PTK’së i kanë mësyer fiks 20 persona. Në garë për të parin e ndërmarrjes më profitabile në vend, Postës dhe Telekomit të Kosovës, i kanë hyrë njërëz nga të gjitha fushat. Konkursi, që është mbyllur me 30 janar të këtij viti, ishte shpallur nga PTK’ja pas shkarkimit të Ejup Qerimit.
Gazeta Express ka arritur ta sigurojnë listën me emrat e 11 personave kryesorë të kësaj gare.
Garës i ka hyrë edhe Agron Mustafa, ish-drejtor i Aeroportit, Agron Mustafa.
Pjesë e kësaj gare janë edhe ish-kryetari i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Blerim Rexha dhe U.D. i kryeshefit të PTK’së, Mehdi Latfiaj.
Për poziten e të parit të PTK’së kanë konkurruar edhe ekonomisti, Muhamet Sadiku dhe Albion Mulaku i cili është në lidhje të ngushtë familjare me kryetarin e Vushtrrisë, Bajram Mulaku.
Po, ashtu kësaj gare sipas burimeve të Express ia ka mësyer edhe kandidati i vetë shpallur për President të Kosovës, Seremb Gjergji.
Në listen e kandidatëve që presin ta marrin timonin e PTK’së është edhe Sebahedin Ramaxhikun, i cili gjatë vitit 2008 ka qenë ushtues detyre i kryeshfeit të Postës dhe Telekomit të Kosovës.
Po ashtu në garë është edhe Faton Abazi, ish-këshilltari i Bajram Rexhepit. Garës për të parin e PTK’së i ka hyrë edhe Nuredin Krasniqi, që ka qenë ushtrues detyre i kryeshefit gjat vitit 2011, kur nga PTK ishte larguar Shyqyri Haxha.
Në garë për të parin e Postës dhe Telekomit të Kosovës janë edhe Xhemajl Bikliqi dhe Ardian Uka.
Ndryshe, konkursi për kryeshef ekzekutiv të PTK’së është hapur në bazë të nenit 21 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe vendimit të datës 26.11.2011 të Bordit të Drejtorëve të PTK-së. Konkursi është hapur në shtator të vitit të kaluar, dhe është mbyllur në fund të janarit të këtij viti.
Sipas konkursit të publikuar në ueb faqen zyrtare të PTK-së, kandidatët e interesuar për këtë post duhet të kenë minimum diplomë universitare nga fusha e shkencave teknike, ekonomike, juridike, menaxhment të biznesit ose fusha të ngjashme.
“Minimum shtatë vjet përvojë pune relevante, ku prej të cilave së paku pesë vite në menaxhment të nivelit të lartë në fushën e administrimit të biznesit, financave korporative, konsulencë në biznes ose industri ose në një fushë tjetër që lidhet ngushtë me veprimtarinë e PTK-së”, thuhet në konkurs.
Po ashtu shtohet se kandidatët duhet të kenë eksperiencë në nivel të lartë të menaxhmentit në ambient konkurrues e që është përparësi përvoja e suksesshme në implementimin e ndryshimit të menaxhmentit dhe/ose ndryshimeve të shpejta ose të reja të tregjeve dhe industrive.
Lisa e emrave:
Agron Mustafa, Mehdi Latifaj, Muhemet Sadiku, Albion Maloku, Blerim Rexha, Xhemajl Bikliqi, Faton Abazi, Ardian Uka, Nuredin Krasniqi, Seremb Gjergji dhe Sebahedin Ramaxhiku.


