ARKATANA

Ja kush janë 10 kandidatët më të votuar dhe 10 kandidatët që nuk morën asnjë votë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Halim Halimi, kandidat i LDK’së për Asamblenë e Prishtinës, është kandidati më i votuar në zgjedhjet e 3 nëntorit – pa përfshirë bartësit e listave, të cilëve u është llogaritur automatikisht vota e partive. Në anën tjetër, ka edhe me dhjetëra kandidatë që kanë marrë zero vota. Në Gjilan Valentina Bunjaku e LDK-së mori 913 vota. Dren Abdullahu, Lëvizja Republikane-Gjilan, 0 vota, Rejhane Rexhepi, Lëvizja Vatra-Gjilan, 0 vota, Shaip Ajeti, Balli Kombëtar-Gjilan, 0 vota, Naser Makolli, PDK-Novobërdë, 0 vota.

Në zgjedhjet e sivjetshme lokale kanë kandiduar mbi 7 mijë njerëz për asambletë komunale të 38 komunat e Kosovës.

Një pjesë shumë e vogël e tyre arritën të hynin në kuvendet komunale.

Shumë prej atyre që kandiduan nuk kanë marrë asnjë votë. Të tilla ka me dhjetëra, por ne kemi bërë një listë të rastësishme me dhjetë prej tyre. E çuditshme është se si është e mundur që as vetën mos ta kenë votuar apo bëhet fjalë për manipulime të votave?!

Në anën tjetër, ka edhe kandidatë që kanë marrë mijëra vota. Shumica prej tyre janë kandidatë që kanë garuar në Prishtinë, ku edhe ka votues më së shumti. Nga kjo listë, më së shumti vota ka marrë Halim Halimi i LDK’së. Sigurisht, në këtë listë nuk janë të përfshirë bartësitë e listave të cilët kanë marrë automatikisht votën e partisë.

10 më të votuarit

Halim Halimi, LDK-Prishtinë, 1725

Hazir Borovci, LDK-Prishtinë, 1468

Sami Hamiti, LDK-Prishtinë, 1436

Naim Bazaj, PDK-Drenas 1413

Dardan Sejdiu, VV-Prishtinë, 1,125

Fisnik Ismaili, VV-Prishtinë, 1077

Memli Krasniqi, PDK-Prishtinë 1060

Rasim Shala, PDK-Skenderaj 1003

FIDANISHTJA

Gazmend Bytyci, PDK-Ferizaj 955

Valentina Bunjaku, LDK-Gjilan, 913

10 kandidatët që kanë zero vota

Lauresha Juniku, PSD-Gjakovë, 0

Arben Kaqi, Lëvizja për Bashkim-Gjakovë 0

Xhavit Sylaj, AAK-Drenas, 0

Dren Abdullahu, Lëvizja Republikane-Gjilan, 0

Rejhane Rexhepi, Lëvizja Vatra-Gjilan, 0 vota

Shaip Ajeti, Balli Kombëtar-Gjilan, 0

Elbasane Kryeziu, VV-Dragash, 0

Leonora Idrizaj, AKR-Pejë 0

Arbin Dermala, Lëvizja për Bashkim-Rahovec, 0

Naser Makolli, PDK-Novobërdë, 0./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.