ARKATANA

Ja kush është Kryeprokurori i “Speciales” që do të hetojë ish-komandantët

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

​Lajmi i mirë: është amerikan, por edhe një njohës mjaft i mirë i krimeve të ndodhura në ish-Jugosllavi. Bëhet fjalë për një “zanatçi” të dorës së parë. Ai është David Schwendiman, njeriu që sipas gjasave do të udhëheqë akuzën në Gjykatën Speciale të Kosovës, që pritet të nisë në fillim të vitit 2016. Në fakt ai prej një viti drejton Task-Forcën e Bashkimit Europian për të ashkuquajturat akuza të Dick Marty-t.

Po kush është njeriu nga i cili do të kalojnë të gjitha firmat për arrestime, të cilat kësaj radhe vërtetë që mund të vendoin mbyllje karrierash politike?!

David Schwendiman, është amerikan nga shteti i Utah, ku ka nisur karrierën akademike dhe ligjore si pedagog e më pas avokat. Schwendiman është një nga pedagogët më të njohur jo vetëm të Universitetit të Utah, por edhe shumë universiteteve të SHBA.

Mban gradën Profesor Doktor në jurisprudencë. Ai ka punuar në hetimin e krimeve të luftës në shumë zona të botës. Është një nivel i lartë mendimi dhe gjykimi. Kur u emërua në krye të task forcës së BE-së për hetimin e të ashtuquajturat krime të UÇK-së deklaroi se “kemi rastin të nxjerrim të vërtetën mbi akuzat e raportit të Dick Marty-t.

Përpara se të emërohej në Kosovë, prokuror Schwendiman ka shërbyer në Afganistan si përfaqësues i Inspektorit të Përgjithshëm për rindërtimin e Afganistanit.

FIDANISHTJA

Në vitin 2001 ai shërbeu si atashe ligjor i ambasadës së SHBA për çështjet ligjore në Kabul. Por ajo që e bën të afërt me rastin e Kosovës, është se zoti Schwendiman, nga viti 2006-2009 ka shërbyer si prokuror ndërkombëtar në Departamentin Special për Krimet e Luftës, që ndodhej në Prokurorinë e Përgjithshme të Boshnjë-Hercegovinës.

Në këtë rol ai hetoi krimet e kryera në konfliktin që zgjati nga viti 1992-1995. Nga 2007-a ai ishte një nga 4 zv.Prokurorët e Përgjithshëm të Bosnjë-Hercegovinës dhe i dërguari i Departamentit të Shtetit për Krimet e Luftës.

Ai përfaqësoi Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA në tre Lojra Olimpkike, ku siguria ka rëndësi primare: në Sidnej 2000, Salt Lake në 2002 dhe në Athinë në 2004.

Ai ka përfaqësuar Departamentin e Drejtësisë në disa çështje në Bahrein, Vietnam, Tajlandë dhe Bangladesh. Karrierën ai e ka nisur natyrisht si prokuror në shtetin Utah, ku ka shërbyer edhe si zv.Prokuror.

Nga vitit 1977 deri 1987, Schwendiman ka shërbyer edhe si avokat në Marinën e SHBA, ku ka marrë edhe gradën Leitnant Komandant./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.