FIDANISHTJA

Ja kush duhet të jetë kryeministër sipas Vetëvendosje?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Pavarësisht që është thënë qartë nga ndërkombëtaret se Lëvizja Vetëvendosje duhet të mbetet jashtë dialogut për shkak se nëse një parti kundërshton me themel dialogun me Serbinë, nuk duhet të jetë në krye të dialogut. Por, Lëvizja Vetëvendosje nuk e konsideron që qëndrimet ndërkombëtarë janë kundër tyre.

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë për “Zëri” se nuk e konsiderojnë që qëndrimet ndërkombëtare janë kundër tyre, përkundrazi në bisedimet që Vetëvendosje ka pasur me përfaqësues diplomatik ka pas mirëkuptim ka thënë ai.

“Përkundrazi në bisedat që ne kemi pasur edhe me përfaqësues diplomatikë ka pas mirëkuptim për qëndrimet tona. Ne nuk e konsiderojmë që qëndrimet ndërkombëtare janë kundër nesh”, ka thënë Molliqaj.

Ndërkaq, se a do të ketë ridizajnim të marrëveshjes në mes Bllokut, Molliqaj ka thënë se drejtimi i dialogut nga Lëvizja Vetëvendosje ka qenë parakusht i marrëveshjes së 10 shtatorit duke shtuar se dhe ashtu sikur parimet tjera është përfshirë në pikën 5 të kësaj marrëveshjeje.

ARKATANA

“Pa këtë parim dhe të tjerat, nuk do të kishte kuptim marrëveshja. Për ne Marrëveshja e parimeve është e panegociueshme. Mund të ketë diskutime, por ato diskutime nuk mund ta ndryshojnë arsyen e të qenit bashkë, që është jo Qeverisë Thaçi” , ka thënë Molliqaj.

Sipas tij, marrëveshja e 10 shtatorit duhet të plotësohet edhe me dy marrëveshje tjera, atë të programit qeverisës të qeverisë së Bllokut dhe të ndarjes së posteve ministrore, si bartës të kësaj qeverisjeje.

“Për këto diskutime e nëse ekziston nevoja edhe për postin e kryeministrit, Lëvizja Vetëvendosje ka vullnet të diskutojë me partnerë dhe të gjejmë zgjidhjen më të mirë, për një kurs të ri shtetëror dhe për një qeverisje ndryshe, me fokus qytetarit dhe interesin e vendit”, ka theksuar Molliqaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.