ARKATANA

Ja kush do të jenë ministrat LDK’së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Muhamet Mustafa, Ismet Beqiri, Teuta Sahatçiu, Arben Gashi apo Haki Demolli, Valon Murtezaj, Avdullah Hoti dhe Kujtim Shala, sipas gjitha gjasave, do të jenë ministrat e ardhshëm të LDK’së. Ndryshe nga PDK, Lidhja Demokratike e Kosovës deri më tash ka qenë shumë e rezervuar në komunikimin me gazetarë rreth emrave të saj që do të përfshihen në Qeverinë e re që pritet të formohet në fillim të dhjetorit.

Por, disa zyrtarë të LDK’së, në kushte anonimiteti, kanë treguar për Gazetën Express disa prej emrave të ministrave të rinj të Qeverisë së udhëhequr po nga Lideri i LDK’së. Isa Mustafa.

Kështu, për Ministër të Administratës Publike, LDK ka dy propozime, Arben Gashin ose Haki Demollin.

Ismet Beqiri, ndërkaq, pritet të jetë Ministër i Infrastrukturës.

Shumë më e qartë është situata tek Ministria e Financave. Për këtë post, LDK e ka kandidat të vetëm Avdullah Hotin.

Fundamenti

“Për Ministër të Drejtësisë, ndërkaq, në LDK përmendet emri i Valon Murtezaj, një prej prurjeve të zgjedhjeve të fundit në LDK”, ka thënë një zyrtar i LDK’së në kushte anonimiteti për Gazetën Express.

I njëjti ka thënë Ministër i Zhvillimit Ekonomik pritet të jetë Muhamet Mustafa.

“Ministria e Shëndetësisë, do t’i takojë zonjës Teuta Sahatçiu”, tha ky burim i Gazetës Express.

Një post ministror po i përgatitet edhe Kujtim Shalës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.