ARKATANA

Ja kur pritet të bien temperaturat

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Të shtunën mot më i nxehtë dhe kryesisht me diell. Të dielen riga lokale shiu në mëngjes dhe rënie e temperaturave.

29.07.2022 – Me mot të nxehtë dhe kryesisht me diell parashihet dita e shtunë. Më vonë në mbrëmje, me afrimin e një fronti të ftohtë paraqiten kushte për rrebeshe me bubullima kryesisht nga perëndimi dhe veriu i vendit. Reshje lokale shiu shtrihen mëngjesin e së dieles edhe në pjesë tjera të vendit, të shoqëruara edhe me bubullima. Depërtimi i masave më të ftohta ajrore edhe sjell mot paksa më të freskët ditën e diel.
Ditëve të para të gushtit do të mbajë mot më stabil me më shumë intervale me diell, dhe jo aq i nxehtë.

Koncentrimi i ozonit sipërfaqësor ditën e nesërme do të jetë në vlera më të rritura, që edhe çon indeksin në vlera të dobëta, e nga dita e diel do të ketë më shumë vransira dhe qarkullim më të mirë ajror, që mban indeksin e cilësisë së ajrit kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira.
Nën kushte të kthjellimeve nivelet e rrezikut nga rrezet ultravjollce mbeten shumë të larta, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

Uji Dea

30.07 – Nxehtë e kryesisht me diell. Në mbrëmje në veri e perëndim të vendit mundësi për rrebeshe me bubullima.
31.07 – Më freskët e me erë. Herët në mëngjes vransira dhe reshje të dobëta shiu, të shoqëruara edhe me bubullima. Ditën vransira e intervale me diell, aty këtu me riga lokale shiu, e deri në mbrëmje vransirat shpërndahen.
1.08 – Kryesisht me diell dhe jo aq nxehtë.
2.08 – Kryesisht me diell, pasdite vransira kalimtare.
3.08 – Kryesisht me diell, më nxehtë.

Temperaturat pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet zbresin edhe deri në 14C të hënën. Maksimalet nga 34C, të shtunën, zbresin në 27C, ditën e diel. Më pas luhaten përreth vlerave mesatare ndërmjet 28C e 30C.
Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatarisht të fuqishme 5-16m/s.
Shtypja atmosferike zbret përreth vlerave normale, e më pas gradualisht me tendencë të rritjes.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.