UBT

Ja kur do të ndodh transformimi i FSK-së në FAK

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Shndërrimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës është një ndër temat kryesore të pazgjidhura nga institucionet e vendit. Lista Serbe vazhdon të ketë qëndrim të njëjtë kundër transformimit.

Ndërsa në Qeverinë e Kosovës kanë thënë se janë duke punuar intensivisht lidhur me çështjen e transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës, dhe kjo sipas tyre do të ndodhë në afat optimal.

“Qeveria e Kosovës është e përgjegjshme dhe po punon seriozisht në çështjen e transformimit të FSK-së në FAK, si procesi më i rëndësishëm në këtë periudhë.

Qeveria e Kosovës po punon intensivisht që transformimi i FSK-së në Forcat e Armatosura të jetë një hap i përbashkët për anëtarësimin e Kosovës në NATO, në një afat optimal”, është thënë në një përgjigje për Indeksonline, nga Zyra për Informimi e Qeverisë Haradinaj.

UBT

Të pyetur lidhur me atë se sa janë duke punuar në bindjen e Listës Serbe për të përkrahur këtë proces, ata kanë deklaruar se transformimi do të bëhët në bashkëpunim të plotë me të gjitha institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare.

“Ky proces, si i tillë do të përmbyllet në bashkëpunim të plotë me të gjitha institucionet vendore, NATO-n dhe partnerët ndërkombëtarë”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e Qeverisë së Kosovës.

Në anën tjetër analistë të ndryshëm patën paralajmëruar se procesi i shndërrimit të FSK-së në FAK, do të jetë proces shumëvjeçar që do të ketë nevojë për shumë vite edhe deri në arritjen e sigurimit të pajisjeve të nevojshme që Kosova të ketë një Ushtri mirë të formuar.