Ja koha më e mirë për të ngrënë hudhrën

Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve. Ajo ndihmon në mirëmbajtjen e funksionit dhe shëndetit të zemrës.
Hudhra pakëson gjasat e shfaqjes së tumoreve dhe lufton infeksionet.
Vlerat më të mira, hudhra i ofron nëse konsumohet e gjallë, sepse gatimi tjetërson të gjithë përbërësit mirëbërës të kësaj barishteje.
Ekspertët thonë se koha më e mirë për të ngrënë hudhrën është përpara se të flini ose herët në mëngjes kur bakteret në stomak janë në gjendje të brishtë.
Përfitimet e konsumit të hudhrës në mbrëmje janë të listuara më poshtë:
Hudhrën mund ta shtypni dhe më pas ta konsumoni në mbrëmje.
Kështu ajo do të çlirojë enzimat që luftojnë qelizat kancerogjene, toksinat dhe bakteret.
Sulfuri tek hudhra do të punojë për pastrimin e mëlçisë nga toksinat dhe metalet e rënda.
Nëse konsumoni një ose dy thelbinj hudhër të grirë në mbrëmje do të forconi sistemin imunitar dhe ai do të jetë në gjendje të luftojë të ftohurën dhe gripin.
Për më tepër, hudhra gjatë natës do të pastrojë mushkëritë nga sekrecionet.
(Kosova Sot Online)