Eko Higjiena

Ja efektet negative të konsumimit të madh të patateve të skuqura

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Patatete e skuqura janë për hir të të vërtetës, një ushqim shumë i shijshëm dhe i preferuar i shqiptarëve.

Por, duke qenë një ushqim i shpejtë, me kripë dhe mbi të gjitha i skuqur në temperaturë të lartë, ato mbeten të dëmshme për shëndetin.

Kjo ndodh sidomos nëse konsumohen rregullisht dhe me tepricë, gjë që ndodh rëndom në vendin tonë.

Problemi me patatet e skuqura është se në kushtet e shtëpisë, amvisat kujdesen gjithmonë të ndërrojnë vajin e skuqjes.

Nëpër restorante nga ana tjetër, konsumatori nuk e ka kurrë të sigurtë sa i vjetëruar është vaji për skuqjen e patateve.

Përveç vajit, rëndësi ka edhe sasia e patateve që konsumoni në ditë, pasi si për gjithçka sasia e tepërt nuk është asnjëherë e rekomandueshme.

Në këtë artikull do të mësoni çfarë ndodh në trupin tuaj nëse e teproni me patatet e skuqura.

Mbipesha

Mobi Casa

Patatet e skuqura përmbajnë shumë karbohidrate kryesisht të përpunuara. Kësisoj, ato futen në kategorinë e ushqimeve të këqija që nxisin mbipeshën. Trupi i tret ato shumë ngadalë që përkthehet në plogështi, mungesë energjie dhe rrjedhimisht shtim në peshë.

Sëmundjet e zemrës dhe diabeti i Tipit 2

Patatet e skuqura janë të mbushura me yndyrna trans të pashëndetshme. Konsumi i tyre rrit nivelin e kolesterolit të keq dhe rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës por edhe diabetit të tipit 2, duke rrezikuar kështu jetën.

Sëmundjet e veshkave

Patatet e skuqura përmbajnë shumë kripë. Një regjim ushqimor i pasur me kripë mund të rrisë rrezikun e tensionit të gjakut. Ky i fundit, përveç zemrës, dëmton edhe veshkat dhe vështirëson punën e tyre në filtrimin e gjakut.

Truri

Substancat që aktivizohen gjatë skuqjes së patateve janë shumë të dëmshme për trurin. Ekspertët thonë se ekspozimi kronik ndaj tyre dëmton qelizat e nervave të trurit dhe nxit sëmundjet që degjenerojnë funksionet e tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.